Aktualitet

Përgatituni për izolim deri në qershor, Allajbeu jep lajmin e keq: Virusi kthehet sërish në shtator

VIDEO
I ftuar në emisionin "Opinion", Allajbeu tha se virusi do të shuhet në qershor, por duke qenë se nuk do ta ketë bërë ciklin e tij, do të kthehet sërish në shtator.
Featured image of article: Përgatituni për izolim deri në qershor, Allajbeu jep lajmin e keq: Virusi kthehet sërish në shtator Klodian Allajbeu

TIRANË– Klodjan Allajbeu, pronari i “Spitalit Amerikan” ësht shprehur se periudha e izolimit mund të zjasë deri në fund të muajit apo në qershor, ndërkohë që tha se kulmi do të jetë pas dy javësh. I ftuar në emisionin “Opinion“, Allajbeu tha se virusi do të shuhet në qershor, por duke qenë se nuk do ta ketë bërë ciklin e tij, do të kthehet sërish në shtator.

“Mendohet se ashtu si në Britani edhe në Shqipëri, virusi ka ardhur para se të kapej. Një pjesë e jona e ka kaluar, pa e ditur dhe kjo situatë do të zgjasë deri nga fundi i majit apo deri në qershor. Mendoj që pas dy javësh do të jetë piku i kësaj gjëje. Është si një flakë që ndizet dhe shuhet, por njerëzimi do të vazhdojë. Ajo që do të na ndodhë edhe ne, është që pas 2 javësh do të arrijmë pikun, do të preket një pjesë e popullatës, por nuk do të arrijë imunizimin e tufës. Virusi do të rikthehet në shtator prapë. Imunizimi i tufës ndodh nëse 70% e popullatës e kalon, virusi nuk arrin të bëjë ciklin e tij. Ky virus do të rikthehet prapë në shtator. Do të jetë më i butë. Ajo që ne duhet të shohim, është të bëjmë një përllogaritje ku do të qëndrojmë ne për popullatën në fund të majit që të bëhemi gati për shtatorin, se kjo kaloi. 50 përqind e popullatës e kalon në qetësi, mortaliteti real i këtij virusi, sipas një sudimi që u publika dje në Zvicër, duke llogaritur dhe ata që e kalojnë në shtëpi, është 0.2 deri në 0.3 përqind. Problemi i këtij virusi është agresiviteti i tij për sistemin shëndetësor,”– tha Allajbeu.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Harta e të prekurve në Shqipëri është zgjeruar, ku epiqendra e COVID-19 është Tirana, e pas saj vjen Fieri e Korça. Ndërkohë që janë 146 të infektuar, 17 prej të cilëve janë shëruar dhe 5 viktima. Lezha, Shkodra, Vlora, Kavaja e Elbasani janë qytetet e tjera të prekurve. Gjendja e e të shtruarve në pavion është e stabilizuar deri më tani, ndërkohë që autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë brenda.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment