Sport

Përgatitjet e fundit, kombëtarja shqiptare kristalizon formacionin në Rejkjavik

Skuadra kombëtare është nisur rreth orës 11:45 nga aeroporti i Frankfurtit. Kuqezinjtë kanë lënë Gjermaninë për të fluturuar për rreth katër orë dhe mbërritja është njoftuar se është bërë në orën 15:45 (me orën e Tiranës).
Featured image of article: Përgatitjet e fundit, kombëtarja shqiptare kristalizon formacionin në Rejkjavik Kombëtarja shqiptare gati për ndeshjen me Islandën.

Kuqezinjtë janë akomoduar në hotel ku edhe kanë drekuar, për t’u bërë gati më pas për stërvitjen e pasdites, në orën 18:00 me kohën lokale të Rejkjavikut (20:00 me orën e Tiranës). Më tej, kuqezinjtë kanë udhëtuar rreth 50 minuta me autobus deri në hotel.

Diferencat

Gjëja e parë që ndryshon në Islandë është ora, teksa Shqipëria është dy orë përpara sesa vendit ku kuqezinjtë janë akomoduar për transfertën. Së dyti, nga koha e ngrohtë në Gjermani, Kombëtarja është përballur me temperatura më të ulëta në Islandë. Moti ka qenë i mirë, por termometri ka zbritur në 13-15 gradë celsius. Gjithashtu, gjatë pasdites ka pasur prani të erës me shpejtësi mesatare thuajse gjatë gjithë kohës.

Stërvitja 

Në orën 20:00 të mbrëmjes së djeshme (18:00 në Rejkjavik), kuqezinjtë kanë zbritur në fushë në një kompleks stërvitor për të kryer një seancë përgatitore. Ndryshe nga trajneri Panuçi, Reja ka preferuar që futbollistët e tij të zbresin në fushë në një orar të përafërt me atë të ndeshjes zyrtare për t’u përgatitur dhe për t’u përshtatur nën kushtet atmosferike, në të cilat do të zhvillohet edhe ndeshja kualifikuese.

Nga sa është punuar ditët e fundit, trajneri Reja nuk ka ndryshuar shumë. Skuadra që është stërvitur dje ka qenë e ngjashme me atë që ka punuar edhe në Frankfurt. Berisha dhe mbrojtësit Ismajli, Dermaku e Mihaj do të përbëjnë repartin defensiv.

Kaçe, Basha dhe Xhaka pritet të rreshtohen në mesfushë me Hysajn e Alijin nga krahët. Nën rreshtimin 3-5-2, Balaj dhe Cikalleshi priten të jenë dy “pykat” në majën e sulmit.

Formacioni i kombëtares.

Marrë nga Panorama Sport 

Shto Koment