Aktualitet

FOTOT/ Ushtarët amerikanë vijnë në Shqipëri, momentet para nisjes së stërvitjes më të madhe që është zhvilluar ndonjëherë në vendin tonë, starton fill pas zgjedhjeve!

Pak ditë na ndajnë nga dita kur forcat ushtarake amerikane do të nisin një stërvitje në vendin tonë dhe përgatitjet kanë nisur. Ushtria amerikane ka zbarkuar në portin e Durrësit mjetet e stërvitjes."Defender Europe 2021” është konsideruar jo vetëm një tregues i nivelit të ngushtë të bashkëpunimit dhe i marrëdhënieve të ngushta që Shqipëria ka me SHBA,por pritet të rriten të ardhurat në strukturat ushtarake.
Featured image of article: FOTOT/ Ushtarët amerikanë vijnë në Shqipëri, momentet para nisjes së stërvitjes më të madhe që është zhvilluar ndonjëherë në vendin tonë, starton fill pas zgjedhjeve! ushtria amerikane ne durres

DURRËS – Forcat ushtarake amerikane do të nisin një stërvitje në vendin tonë dhe përgatitjet kanë nisur. Pamjet e siguruara nga Top channel tregojnë portin e Durrësit, ku ushtria amerikane po sjell mjetet për stërvitje. Sipas projektligjit që u miratua në Kuvend, stërvitja “Defender Europe 2021” do të zhvillohet në periudhën 26 prill-20 qershor 2021 në territorin e Shqipërisë dhe në këtë stërvitje do të angazhohen 3.100 trupa nga vendet anëtare të NATO-s dhe vende të tjera aleate, 10 anije, 18 avionë, 19 helikopterë, 6 sisteme raketash “Patriot” dhe 1.000 automjete joluftarake.

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri, “Defender Europe 2021” është konsideruar  jo vetëm një tregues i nivelit të ngushtë të bashkëpunimit dhe i marrëdhënieve të ngushta që Shqipëria ka me SHBA, por ajo do të thotë shumë dhe në aspektin financiar, sepse pritet të rriten të ardhurat në strukturat ushtarake.

Në stërvitje do të marrin pjesë forca nga Shqipëria, Turqia, SHBA-ja, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Greqia, Kanadaja, Britania e Madhe, Çekia, Hungaria, Rumania, Bullgaria, Gjeorgjia dhe vende të tjera.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Zëvendës komandant i Ushtrisë së SHBA në Europë, Gjeneral Major Joseph Jarrard e cilësoi Shqipërinë si partnere strategjike e sigurisë amerikane në Europë. Ai theksoi, se stërvitja në fjalë do të shërbejë “për të ndërtuar gatishmërinë dhe ndërveprimin ushtarak të SHBA, me ushtarë shqiptarë në tokën shqiptare”.

Ndërkohë kjo stërvitje vjen në të njëjtën kohë kur SHBA është në një situatë konflikti për çështjen e kufirit midis Ukrainës dhe Rusisë.

(f.i/dosja.al)

Shto Koment