Aktualitet

Përgatitja për Maturë, Besa Shahini: Jo më shumë se 15 nxënës në një klasë, do përdoren edhe shkollat 9-vjeçare

VIDEO
Në një klasë nuk do të ketë më shumë se 15 nxënës dhe në rast nevoje për ambiente, do të përdoren edhe shkollat 9-vjeçare pranë gjimnazeve. 
Featured image of article: Përgatitja për Maturë, Besa Shahini: Jo më shumë se 15 nxënës në një klasë, do përdoren edhe shkollat 9-vjeçare

TIRANË– Ministja Besa Shahini, në një konferencë për shtyp ka dhënë lajmin se provimet e Maturës Shtetërore nuk do të anulohen. Ajo ka bërë me dije se nxënësit do të rikthehen në shkolla për të vijuar me mësimin.

Megjithatë ata do të duhen që të përshtaten me rregulla të reja. Në një klasë nuk do të ketë më shumë se 15 nxënës dhe në rast nevoje për ambiente, do të përdoren edhe shkollat 9-vjeçare pranë gjimnazeve. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Numri i nxënësve nuk mund të jetë më shumë se 15 nxënës në një klasë. Që të realizojmë një numër kaq të ulët të nxënësve do të përdoren dhe shkollat 9-vjeçare që janë afër shkollave të mesme. Do të ketë rregullore të saktë për të gjithë procesin mësimor, në bazë të urhdave të Institutit të Shëndetit Publuik. Kjo rregullore do të shpërndahet në pak ditë që të gjithë të kenë mundësi të dezifnetojnë shkollat dhe të marrin masat,”-tha ajo. 

Këto deklarata ministrja i bëri teksa ka treguar planin e qeverisë për vijimin e vitit shkollor. Shahini në një deklaratë bëri me dije se nuk do të zhvillohen provimet e lirimit, por vetëm ato të Maturës. Po ashtu ajo bëri me dije se mësimi do të vijohet online deri në 29 maj.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment