Bota

Përfundon votimi në disa shtete europiane. Kush fiton në Gjermani, Holandë, Greqi e Austri

Ka përfundur votimi në disa shtete të Bashkimit Europian, ku edhe janë publikuar Exit Poll-et e para.
Featured image of article: Përfundon votimi në disa shtete europiane. Kush fiton në Gjermani, Holandë, Greqi e Austri Foto ilustruese

TIRANË- Ka përfunduar votimi për Parlamentin Europian në shtete të Bashkimit Europian, si Gjermani, Austri, Holandë e Greqi.

Sipas Exit Poll-eve në Gjermani fiton koalicioni CDU-CSU, ndërsa në Greqi fitojnë konservatorët me 36% të votave.

Po ashtu, në Holandë mësohet se në Holandë partia e Mark Rutte është renditur e dyta, ndërsa fitojnë Laburistët.

Nga ana tjetër, sipas Exit Poll-eve, në Austri Partia e Kancelarit Sebastian Kurz është fituese e këtyre zgjedhjve.

Më poshtë të dhënat sipas rezultateve të para:

GJERMANI

Bashkimi CDU-CSU i kancelares Angela Merkel konfirmohet në vend të parë, sipas exit poll. Ky bashkim ka marrë deri tani 27,5%, por ka humbur 7,8%. Rritje të ndjeshme kanë marrë të gjelbërit, mbi 20%.

FRANCË

Lista e ”Rassemblent National” e Marine Le Pen është partia e parë, me një diferencë prej dy ose tri pikësh me partinë e di Emmanuel Macron.

HUNGARI

Partia Fidesz e kryeministrit, Viktor Orban, ndodhet në vendin e parë me një rezultat neto prej 56%.

AUSTRI

Fitojnë populistët e kancelarit Sebastian Kurz, ndërkohë që partia e zëvendëskancelari të dorëhequr, FPOE, ka dalë e treta.

GREQI

Konfirmohen konservatorët e Micotaqisit me 36%, ndërkohë që partia e majtë SYRIZA e kryeministrit Aleksis Cipras ka 27%.

(B.B/ Dosja.al)

Shto Koment