Politike

Përfundon votimi brenda PD në Tiranë/ Nga 140 kandidatë skualifikohet vetëm një prej tyre, konfirmohet në Kamëz Xhelal Mziu, votojnë vetëm 60% e demokratëve

Mbrëmë, Partia Demokratike përfundoi numërimin e votave të anëtarësisë në qarkun e Tiranës. Nga 140 kandidatë, u kualifikuan 139, pasi është skualifikuar vetëm Andrin Tahiri. Nga 23,507 anëtarë me të drejtë vote në këtë proces, morën pjesë në votim 14,127 anëtarë, ose 60 %.
Featured image of article: Përfundon votimi brenda PD në Tiranë/ Nga 140 kandidatë skualifikohet vetëm një prej tyre, konfirmohet në Kamëz Xhelal Mziu, votojnë vetëm 60% e demokratëve Xhelal Mziu, Julian Deda, Robert Budina.
Përditësuar:

TIRANË- Mbrëmjen e djeshme përfundoi procesi i numërimit të votave në Partinë Demokratike për qarkun Tiranë nga ana e anëtarësisë, të cilët votuan mes 140 emrash të propozuar për kandidatë për deputetë. Nga 140 kandidatë, u kualifikuan vetëm 139, pasi u skualifikua Andrin Tahiri. Ky i fundit u skualifizua nga dega 3 e PD-së në Tiranë. Po kështu, nga 23,507 anëtarë me të drejtë vote në këtë proces, morën pjesë në votim 14,127 anëtarë, ose 60 %.

Në degën e Partisë Demokratike në Kamëz u konfirmua e gjithë lista e kanidatëve për deputetë. Mësohet se u konfirma edhe ish-kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu dhe ndaj pati vetëm 268 vota kundër. Sipas formulës që ka nxjerrë PD-ja, do të duheshin 635 vota për ta s’kualifikuar.

Lista e plotë e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike që do t’i nënshtrohet votimit nga anëtarësia e partisë në atë që quhet faza e dytë e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë është bërë publike ditën e djeshme.

Në listën e gjatë të PD-së për qarkun e Tiranës spikasin emra të njohur dhe me kontribute të veçanta në jetën publike të vendit. Në këtë listë spikasin edhe emra nga si Klodiana Shala, Julian Deda, Robert Budina apo sdhe sportistët si Andi Lila në Kavajë, Gent Muça në Tiranë, por edhe Artan Pogoni.

LISTA E PLOTË: 

Tirana 1
Nga 650 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 486 anëtarë
U konfirmuan kandidatët:

1. ALDO BUMCI
2. BISLIM AHMETAJ
3. BLERINA ZYLFO
4. ENNO BOZDO
5. IZET HYSA
6. LILI SULA
7. RAMAZAN SHUSHKU

Tirana 2
Nga 1100 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 751 anëtarë
U konfirmuan kandidatët:

1. ADRIAN TUFINA
2. AGIM PARLLAKU
3. BASIR ÇOLLAKU
4. BLERINA BANUSHI
5. BLERINA BROVINA
6. FLORJON MIMA
7. IVI KASO
8. MAJLINDA PRENDI
9. MIRELA TABAKU
10. SOKOL ALLARAJ

Tirana 3
Nga 640 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 412 anëtarë
U konfirmuan kandidatët:

1. AIDA SHEHU
2. ALFRED PLLUMBI
3. ÇLIRIM GJATA
4. LEDIA SULA
5. LEDOR MARKU

Tirana 4
Nga 1750 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 839 anëtarë
U konfirmuan kandidatët:

1. ERZEN BREÇANI
2. GENT STRAZIMIRI
3. KLAUDIA NEZIRAJ
4. MARK UKA
5. MIRGEN ZAÇELLARI
6. SOKOL PREÇI

Tirana 5
Nga 1365 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 933 anëtarë
U konfirmuan kandidatët:

1. AGRON SHEHAJ
2. AKIL KRAJA
3. ALEKSANDER BIBERAJ
4. ARBEN KASHAHU
5. BESMIRA MANAJ
6. BESMIRA PETRITI
7. DORJAN TELITI
8. DURIM KRAJA
9. EDLIRA BEQIRI
10. ENDRIN GJIPALI
11. GENC POLLO
12. GERT BOGDANI
13. LEDIANA FRATARI
14. TEUTA STAROVA

Tirana 6
Nga 875 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 488 anëtarë
U konfirmuan kandidatët:

1. EDUARD HAJKO
2. FATBARDH KADILLI
3. INA ZHUPA
4. KLODIANA SHALA
5. MAJLINDA ZOÇA
6. ORNELDA ZEFI
7. SHPETIM AGOLLI

Tirana 7
Nga 1400 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 954 anëtarë
U konfirmuan kandidatët:

1. ALBANA VOKSHI
2. ALFRED RUSHAJ
3. ARTAN POGONI
4. EDA SHULI
5. ERALD SHULLA
6. ERGES ESKIU
7. ETION KAPEDANI
8. JULIAN DEDA
9. RENALD RISTA
10. SAMI KOÇEKU
11. TAULANDA JUPI
12. ZAK TOPUZI

Tirana 8
Nga 1315 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 896 anëtarë
U konfirmuan kandidatët:

1. ANILA JANI
2. ARTA SAKJA
3. ENI KASMI
4. GENTJAN MUÇA
5. ILIR PILKU
6. JORIDA TABAKU
7. NDERIM HORESHTA
8. TOMORR ALIZOTI
9. URAN ABAZI
10. VEHAP KOLA

Tirana 9
Nga 775 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 492 anëtarë
U konfirmuan kandidatët:

1. ALFRED PJETRI
2. ARBEN RISTANI
3. GRIDA DUMA
4. HASAN CANI
5. ILIRJAN LAÇI
6. ROBERT BUDINA
7. ZAMIRA BUSHATI

Tirana 10
Nga 500 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 323 anëtarë
U konfirmuan kandidatët:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

1. BELIND KËLLIÇI
2. EDUARD KELMENDI
3. ENKELEIDA SALLAKU
4. ERVIN MINAROLLI
5. ILIR STOJKU
6. IRSIDA SHEHI
7. MATEO SPAHO
8. NADA KALLÇIU
9. SEBASTIANA BYTYÇI
10. ZHANETA NDREGJONI

Tirana 11
Nga 1125 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 749 anëtarë
U konfirmuan kandidatët:

1. AHMET PRENÇI
2. ORJOLA PAMPURI
3. SUADA VATHI
4. VEBINA RESULI

Tirana 12
Nga 675 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 435 anëtarë
U konfirmuan kandidatët:

1. ETHEM AGA
2. FORCIM KOLA
3. GAZMEND DIBRA

Tirana 13
Nga 475 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 312 anëtarë
U konfirmuan kandidatët:

1. EMRI VATA
2. ELDONA SIPRI
3. KLODIAN LUZI

Tirana 14
Nga 700 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 547 anëtarë
U konfirmuan kandidatët:

1. BESIM KUKA
2. MIGENA KAZDEDA
3. TAHSIM MEMA

Tirana 15
Nga 325 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 228 anëtarë
U konfirmuan kandidatët:

1. HALIM KOSVA
2. PETRIT SUDI
3. VATH TABAKU

Tirana 16
Nga 575 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 366 anëtarë
U konfirmuan kandidatët:

1. EDUART REXHA
2. FESTIM MAQINAJ
3. FLAMUR NOKA
4. ILIR ZMALAJ
5. MINUSHE LAZAJ

Vorë
Nga 1025 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 655 anëtarë
U konfirmuan kandidatët:

1. ARDIAN XHAKONI
2. FIQIRI ISMAILI
3. HYSNI MARA
4. ISUF DEMIRXHIU
5. YMER MARKU

Rrogozhinë
Nga 450 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 318 anëtarë
U konfirmuan kandidatët:

1. AGRON KAJA
2. EQEREM DELIU
3. SHKELQIM KALEMI
4. SOKOL GOSA
5. TOMOR BALLABANI
6. VLADIMIR MANUSHI

Kavajë
Nga 1910 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 964 anëtarë
U konfirmuan kandidatët:

1. ANDI LILA
2. FISNIK QOSJA
3. MIRAZH SHKODRA
4. SHKELQIM HOXHA
5. SUZANA ARKAXHIU
6. PËRPARIM ÇAÇA

Kamëz
Nga 4352 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 2217 anëtarë
U konfirmuan kandidatët:

1. ALFRED HALILAJ
2. BILBIL BAJRAKTARI
3. DHIMITER VATA
4. MUNIR SHEHU
5. TOMORR KOTARJA
6. XHELAL MZIU
7. YLBER VATA

Paskuqan
Nga 1525 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 762 anëtarë
U konfirmuan kandidatët:

1. AGRON HAJDARKOLA
2. ARMEND GJANA
3. HAVZI AHMATI
4. FATOS REXHA
5. FLAMUR HOXHA
6. XHELIL KOLECI

J.V/Dosja.al

Shto Koment