Rajoni

Përfundon takimi me Presidentin Thaçi, Kurti: Zgjedhje të reja brenda këtij viti

Kurti ka thënë për mediat se i është përgjigjur Thaçit, për mos pranimin e alternativave të tjera përveçse vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Featured image of article: Përfundon takimi me Presidentin Thaçi, Kurti: Zgjedhje të reja brenda këtij viti Foto nga takimi ne Presidence mes Hashim Thaçit dhe Kryeministrit ne detyre Albin Kurti

KOSOVË– Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, ditën e djeshme tha se do t’i përgjigjet  ftesës së presidentit të vendit Hashim Thaçi për takimin lidhur me hapat që do të ndërmerren pas rrëzimit të qeverisë.

Vetëm pak minuta më parë ka përfunduar takimi mes Thaçit dhe Kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, shkruajnë mediat vendase.

Mësohet që në këtë takim me ftesë të presidentit Thaçi, ishin prezentë edhe liderët e partive politike pas votimit në qeveri të mocionit për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Menjëherë pas takimit Kurti ka thënë për mediat se i është përgjigjur Thaçit, për mos pranimin e alternativave të tjera përveçse vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Vazhduam edhe për situatën aktuale insitucionale, ne jemi përgjigjur presidentit me qëndrimin tonë që është i drejtë me kushtetutë për formimin e qeverisë. Pas një mocioni të mosbesimit ajo që ngelet është të shkohet në zgjedhje të reja, të bindur se kushtetuta nuk krijon mundësi që ne të kemi Qeveri të re pa Kuvend të ri, pa zgjedhje të reja. Presidenti u zotua që do të respektoj kushtetutën, ligji dhe paraktikat e mëhershme. Ne e theksuam këtë qëndrim tonin që presidenti nuk do duhej me merrej me emra njerëzish e partish, por me data për zgjedhje të reja në kalendarin e këtij viti.”– ka thënë  Kurti.

Ndërkohë në Presidencë momentalisht po zhvillohet takimi mes presidentit Thaçi dhe të parin e LDK’së Isa Mustafën.

Qeveria e Kurtit u rrëzua me një mocion mosbesimi të iniciuar nga partneri i tij në koalicion, Isa Mustafa i LDK-së. Sipas tij, aryset për mocionin ishin shkarkimi i ministrit të Brendshëm, Agim Veliu dhe mosshpallja e gjendjes së jashtëzakonshme për koronavirusin. Ndërsa Kurti u shpreh se e gjitha ndodhi për shkak të një marrëveshje mes Mustafës, Thaçit dhe Amerikës për shkëmbimin e territoreve me Serbinë. Ndërsa sot, Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë planin e masave të marra nga qeveria Kurti për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

A.C/Dosja.al

Shto Koment