Rajoni

Përfundon takimi Thaçit me Palmer, presidenti: Kosova është partnere e SHBA

Kreu i shtetit shtoi se institucionet e dala nga zgjedhjet e fundit do të kenë prioritet zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit dhe angazhimin për të ardhmen euroatlantike të vendit.
Featured image of article: Përfundon takimi Thaçit me Palmer, presidenti: Kosova është partnere e SHBA Mathew Palmer dhe Hashim Thaçi

KOSOVË- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar një takim me përfaqësuesin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer. Pas këtij takimi, Thaçi me anë të një reagimi në Facebook, ka shkraur se në fokus të bisedës kanë qenë zhvillimet e fundit në Kosovë.

Kreu i shtetit shtoi se institucionet e dala nga zgjedhjet e fundit do të kenë prioritet zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit dhe angazhimin për të ardhmen euroatlantike të vendit.

Me Mat Palmer, të ngarkuarin e State Departamentit për Ballkanin Perëndimor, biseduam për të arriturat e Kosovës, me theks të veçantë për maturitetin politik që u dëshmua në zgjedhjet e fundit. Kosova është partnere e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në ndërtimin e paqes së qëndrueshme në rajonin tonë. HTH”, shkruan Presidenti i Kosovës.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment