Politike

Përfundon takimi mes mjekëve dhe Manastirliut në Kryeministri/ Ministrja: Duhet ekspertizë ndërkombëtare, javën e ardhshme do të diskutojmë sërish

VIDEO
Pas takimit Ogerta Manastirliu deklaroi se duhet një ekspertizë ndërkombëtare për 4 kërkesat. Ajo theksoi më tej javën e ardhshme do të zhvillohet takimi i radhës me mjekët.
Featured image of article: Përfundon takimi mes mjekëve dhe Manastirliut në Kryeministri/ Ministrja: Duhet ekspertizë ndërkombëtare, javën e ardhshme do të diskutojmë sërish Ogerta Manastirliu dhe mjeku

TIRANË- Përfundon takimi mes 4 mjekëve dhe ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në godinën e Kryeministrisë. Pas takimit ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu tha se do të ngrihen grupe pune mes sindikatës dhe Ministrisë që do të nisin nga e mërkura e ardhshme për realizimin e 4 kërkesave të bluzave të bardha. Ajo theksoi më tej se qeveria ka vullnet për të përmbushur kërkesat e mjekëve, por ato kërkojnë një ekspertizë ndërkombëtare.

“Ne kemi diskutuar shumë konkretisht për pikat që përfaqësuesit e sindikatës kanë sjellë, ne do të shqyrtojmë të gjitha kërkestat. Takimet do të vijojnë javën e ardhshme. Mjekët dhe infermierët, ministrinë e Shëndetësisë e kanë shtëpinë e tyre. Takimet e ardhshme do të zhvillohen në ministri. Ne do të dëgjojnë kërkesat e tyre, janë 4 pika që do të diskutohen, janë çëshjte që do të disktohen edhe në biseda të tjera. Janë kërkesa që kërkojnë ekspertizë dhe ndërkombëtare, që ne të bëjmë më të mirën. Platformën e bashkëpunimit ne e kemi të ngritur. Qeveria ka vullnet për të përmbushur kërkesat e mjekëve dhe i kemi mbështetur në çdo moment. Ndaj ne jemi këtu, ne jemi të gjithë së bashku në çdo moment të ditës, ne do të bëjmë më të mirën. Ne jemi këtu për konsolidimin e kësaj platforme.”, u shpreh ministrja.

Ndërsa, mjeku Gentian Stroni tha se në takim nuk ishte i pranishëm kryeministrit Edi Rama.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Rama nuk ishte i pranishëm. Hodhëm bazat e bashkëpunimit, dhe bëmë një kalendar për realizimin e kërkesë. Do kemi grupet e punës që janë nga sindikata jonë dhe qeveria për të arritur në përfundimet që do të donim të ishin. Do jetë pjesë e një diskutimi tjetër në grupe më të vogla për detajet. Për t’u vlerësuar fakti që nga pala qeveritare u panë të drejtat për 4 kërkesat, tani do të punojmë për realizimin në detaje”, tha mjeku.

Ndërkohë që zhvillohej takimi, dhjetëra mjekë protestuan para godinës së QSUT-së, për plotësimin e kërkesave. Ata theksuar se qeveria duhet të përmbushë të gjitha kërkesat e tyre.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment