Bota

Përfundon takimi mes Biden-Johnson, kryeministri flet për Irlandën e Veriut: Ekziston harmonia për të gjetur zgjidhje

I pyetur nëse Presidenti Biden "e nxiti" atë të zgjidhte problemet që janë ngritur në bisedimet e Brexit me BE, Boris Johnson tha se nuk e bëri diçka të tillë, dhe shtoi se si Anglia, SHBA-ja dhe BE-ja duan që të mbështesin marrëveshjen dhe të mbajnë ekuilibrin e paqes.
Featured image of article: Përfundon takimi mes Biden-Johnson, kryeministri flet për Irlandën e Veriut: Ekziston harmonia për të gjetur zgjidhje Boris Johnson dhe Joe Biden

ANGLI- Takimi mes Presidentit Joe Biden dhe Kryeministrit Boris Johnson ka përfunduar. BBC shkruan se pas takimit, Johnson ka folur për marrëveshjen e Brexit, e cila ka lënë jashtë Irlandën e Veriut. Ai ka thënë se Anglia është e gatshme dhe e vetëdijshme që duhet gjetur një zgjidhje në lidhje me këtë marrëveshje. 

I pyetur nëse Presidenti Biden “e nxiti” atë të zgjidhte problemet që janë ngritur në bisedimet e Brexit me BE, Boris Johnson tha se nuk e bëri diçka të tillë, dhe shtoi se si Anglia, SHBA-ja dhe BE-ja duan që të mbështesin marrëveshjen dhe të mbajnë ekuilibrin e paqes.

Jo, ai nuk e bëri, por ajo që unë mund të them është se Amerika, Mbretëria e Bashkuar, plus BE-ja kanw një gjë që ne absolutisht të gjithë duam të bëjmë dhe ajo është që të mbështesim Marrëveshjen e së Premtes së Mirë në Belfast dhe të sigurohemi që të mbajmë ekuilibrin e procesit të paqes. Ekziston një harmoni e plotë mbi nevojën për të vazhduar, për të gjetur zgjidhje dhe për t’u siguruar që ne të mbështesim Marrëveshjen e së Premtes së Mirë në Belfast,” tha Johnson.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

LAJMI KRYESOR: Udhëtimi 8-ditor i Biden në Evropë/ Presidenti i SHBA takohet me Boris Johnson, në fokus të diskutimeve është tregtia dhe ‘ngërçet’ e BREXIT (BATUTAT MES TYRE)

(I.A/dosja.al)

Shto Koment