Politike

Përfundon takimi i Bashës me Vasilin dhe Bylykbashin, temë diskutimi “Zgjedhorja”

Takimi është zhvilluar në selinë blu dhe mësohet se temë e disktutimit ka Reforma Zgjedhore dhe biseda që kanë pasur sot me ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.
Featured image of article: Përfundon takimi i Bashës me Vasilin dhe Bylykbashin, temë diskutimi “Zgjedhorja” Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi

TIRANË- Të mandatuarit e opozitës për të qenë pjesë e Këshillit Politik dhe të negociojnë në emër të saj, kanë zhvilluar sot një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Takimi është zhvilluar në selinë blu dhe mësohet se temë e disktutimit ka Reforma Zgjedhore dhe biseda që kanë pasur sot me ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Para se të shkonin në zyrën e Bashës, Bylykbashi dhe Vasili, kanë zhvilluar një takim me ambasadoren e SHBA në Tiranë, ku prezent kanë qenë dhe dy anëtarët e tjerë të Këshillit Politik.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nga ana tjetër duket se puna e Këshillit Politik është ndërprerë, pasi afati 31 maj që ishte më herët, ka kaluar dhe tani negociatat po bëhen vetë nga ambasadorët. 

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment