Politike

Përfundon takimi i Bashës me 5 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve, Mustafaj: Shpresoj të dal i paturpëruar nga ky proces!

VIDEO
  • Basha: Në zgjedhjet e ardhshme PD do të përfaqësohet nga elita e saj politike
  • Takimi mes Bashës dhe anëtarëve të Komisionit të  Vlerësimit të Kandidatëve ka zgjatur për 90 minuta. Pas takimit Genc Ruli e konsideroi ngritjen e këtij komisioni një hapje dhe pjekuri të partisë. Ndërkohë, Besnik Mustafaj tha se shpreson që të dalë i paturpëruar nga ky proces.
    Featured image of article: Përfundon takimi i Bashës me 5 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve, Mustafaj: Shpresoj të dal i paturpëruar nga ky proces! Genc Ruli dhe Besnik Mustafaj

    TIRANË- Përfundon takimi i kreut të PD-së, Lulzim Basha me 5 anëtarët e Komisionit të  Vlerësimit të Kandidatëve për deputetë. Mësohet se takimi ka zgjatur për rreth 90 minuta dhe ka pasur në fokus punën e këtij komisioni dhe kriteret e vlerësimit të emrave të propozuara për kandidatë.

    Pas takimit një nga anëtarët e komisonit, Genc Ruli u shpreh se do të zgjedhin kandidatët më të mirë për zgjedhjet e vitit 2021. Ai e konsideroi ngritjen e këtij komisioni një hapje dhe pjekuri të partisë.

    “Ky proces është një politikë e hapjes, unë jam njeri që kam pasur qëndrime kritike ndaj lidershipit për shkak se i gjykoja ndryshe si duheshin zhvilluar proceset në atë kohë. Kjo është një shenjë e pjekurisë dhe mendje-hapjes së partisë sot. Unë kam qenë disa herë kritik ndaj lidershipit të PD, vlerësimi ynë kur ka qenë i ndryshëm e kam thënë dhe i kam qëndruar mendimit tim”, tha Ruli.

    Ndërsa, anëtari tjetër Besnik Mustafaj ka nënvisuar se shpreson që të dalë i paturpëruar nga ky proces. Sipas tij kjo është detyra më komplekse që ka marrë ndonjëherë përsipër.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    “Nuk jam zëdhënësi i Komisionit, por mund të them përshtypjet e mia personale të cilat janë shumë optimiste. Është një proces i ri, i panjohur në historinë politike të Shqipërisë së këtyre 30 viteve. Unë konstatova se ka një prurje jashtëzakonisht të pasur, çka tregon se propozimet e demokratëve në të gjithë Shqipërinë kanë qenë serioze. Ne jemi seriozisht të angazhuar për të zgjedhur vlerat më të mira të këtij kontigjenti që përbëjnë burime njerëzore të mëdha, jo vetëm për Partinë Demokratike, por edhe për Shqipërinë. Gjërat janë në vazhdim, unë shpresoj që, në fund të këtij procesi, të dal i paturpëruar, sepse është detyra më e vështirë, më delikate dhe më komplekse që kam marrë ndonjëherë përsipër.”, u shpreh ai.

    Një ditë më parë, Kryesia e Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike miratuan Komisionin e Vlerësimit të kandidatëve për deputet. Pas këtij mratimi, kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh se në muajin shtator do të nisë edhe fushata për fitoren e zgjedhjeve parlamentare të 2021.

    J.V/Dosja.al 

    Shto Koment