Aktualitet

Përfundon procesi i deklarimit të pasurisë për hetuesit në BKH, një pjesë e tyre me probleme

Anëtarët e komisionit do të verifikojnë pasuritë e tyre dhe të familjarëve të tyre. Burime pranë komisionit bëjnë me dije se disa prej kandidatëve nuk i kanë plotësuar sipas ligjit deklaratat e pasurisë.
Featured image of article: Përfundon procesi i deklarimit të pasurisë për hetuesit në BKH, një pjesë e tyre me probleme Foto ilustruese

TIRANË– Ka përfunduar procesi i deklarimit të formularëve të pasurisë për 35 kandidatët e kualifikuar si agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Deklaratat janë dorëzuar nga kandidatët me e-mail komisionit të Byrosë Kombëtarë të Hetimit. Anëtarët e komisionit do të verifikojnë pasuritë e tyre dhe të familjarëve të tyre.

Sipas News24 disa prej kandidatëve nuk i kanë plotësuar sipas ligjit deklaratat e pasurisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pas përfundimit të këtij procesi të kualifikuarit, kandidatët do t’i nënshtrohen testit të poligrafit, që do bëhet nga anëtarë të SHÇBA, kreu i SPAK-ut dhe anëtarët e komisionit.

Ndërkohë, për vakancat për plotësimin e 60 hetuesve të BKH-së, gara pritet që të rihapet sërish në fillim të vitit 2021.

(a.b)/dosja.al

Etiketa:

Shto Koment