Rajoni

Përfundon pas 8 orësh bastisja në OVL UÇK, EULEX-I merr me vete vetëm kompjuterët

Klinaku ka thënë se bastisje ka zgjatur pasi ai nuk ka pranuar që të bastisen zyrat pa qenë ai prezentë në çdo dhomë. Ai ka bërë të ditur se  janë marrë vetëm kompjuterë.
Featured image of article: Përfundon pas 8 orësh bastisja në OVL UÇK, EULEX-I merr me vete vetëm kompjuterët Faton Klinaku

KOSOVË- Ka përfunduar pas 8 orësh bastisja e zyrave të OVL UÇK-së nga Eulex-i. lajmin e ka konfirmuar sekretari i OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, në në deklaratë që ka dhënë për mediat kosovare. 

“Sot ka ndodhur në bastisje e jashtëligjshme pasi Gjykata Speciale nuk ka mandat prej datës 2 gusht. Pjesëtaret e Speciales kanë ardhur si në kohën e ish-Jugosllavisë”, tha ai.

Klinaku ka thënë se bastisje ka zgjatur pasi ai nuk ka pranuar që të bastisen zyrat pa qenë ai prezentë në çdo dhomë. Ai ka bërë të ditur se  janë marrë vetëm kompjuterë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Në ato dokumentacione që janë kontrolluar nuk ka asgjë përpos shkresave të pranuara nga OVL UÇK, pastaj vërtetimeve që ua lëshojmë studentëve etj. Ne jemi të fundit që dalim nga zyret”– deklaroi më tej Faton Klinaku.

Paraditen e sotme EULEX arrestoi kreun e Organizatës së Veteranëve të luftës së UCK-së, Hysni Gucati. Pas arrestimit Gucati u nis drejt Hagës. Po ashtu u arrestua edhe nënkryetari i OVL, Nasim Haradinaj. Arrestimet e sotme u bënë një ditë pasi Prokuroria e Posaçme arrestoi ish pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Sali Mustafa.

(A.K.dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment