Bota

Droga me ton i përkiste “Klanit të Gjirit”/ Përfundon operacioni mes Kolumbisë dhe SHBA, kapet sasia rekord e kokainës, në treg vlente 286 milionë dollarë

Bëhet me dije se droga i përkiste organizatës kriminale “Klani i Gjirit” (Clan del Golfo) dhe kishte si destinacion grupe të tjera kriminale në Amerikën Qendrore dhe Europë.
Featured image of article: Droga me ton i përkiste “Klanit të Gjirit”/ Përfundon operacioni mes Kolumbisë dhe SHBA, kapet sasia rekord e kokainës, në treg vlente 286 milionë dollarë Droga e sekuestruar

SHBA–Përfundon me sukses operacioni amerikano-kolumbian. Ditën e djeshme, autoritetet amerikane dhe kolumbeze kanë zhvilluar një operacion, gjatë të cilit sekuestruan mbi 7,5 ton kokainë, vlera e të cilës shkonte në 286 milionë dollarë.

Mediat e huaja kanë bërë me dije se deri më tani kjo është sasia më e madhe e kokainës e kapur që prej nisjes së pandemisë.

Sipas autoriteteve, lënda narkotike ishte e përzierë me materiale ndërtimi dhe po transportohej me anije nga qyteti kolumbian Kartagjena, në Panama.

Bëhet me dije se droga i përkiste organizatës kriminale “Klani i Gjirit” (Clan del Golfo) dhe kishte si destinacion grupe të tjera kriminale në Amerikën Qendrore dhe Europë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Statistikat tregojnë se gjatë vitit 2019 prodhimi i kokainës së pastër në Kolumbi u rrit me 1,5%, duke arritur në 1 137 000 kilogramë, edhe pse sipërfaqja e mbjellë u zvogëlua ndjeshëm.

Kujtojmë se Kolumbia mbetet një prej prodhuesve më të mëdhenj të kokainës në botë. Po ashtu mësohet se grupet kriminale, rebelët e majtë dhe forca paraushtarake të ekstremit të djathtë janë të gjitha të përfshira në këtë aktivitet të jashtëligjshëm, prej të cilit sigurojnë të ardhura për të mbështetur objektivat e tyre.

Burimi:nytimes.

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment