Rajoni

Përfundon numërimi i votave me kusht, analisti zbulon si do bëhet ndarja e deputetëve në Kuvendin e Kosovës

Në përfundim të numërimit, analisti Blerim Vela bën me dije se "NISMA" e Fatmir Limajt do të kalojë pragun dhe do të fitojë 6 deputetë.
Featured image of article: Përfundon numërimi i votave me kusht, analisti zbulon si do bëhet ndarja e deputetëve në Kuvendin e Kosovës Kuvendi i Kosoves

KOSOVË- Ka përfunduar numërimi i votave me kusht në Kosovë, ndërkohë pritet edhe numërimi i një pjese të votave të ardhura nga Diaspora. Në përfundim të numërimit, analisti Blerim Vela bën me dije se “NISMA” e Fatmir Limajt do të kalojë pragun dhe do të fitojë 6 deputetë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vela ka zbuluar se si do të bëhet ndarja e deputetëve në Kuvendin e Kosovës. Vela shkruan se Vetëvendosja do të ketë 29 deputetë, LDK 28, PDK 24, AAK 13 deputetë.

Postimi i plotë i Blerim Velës:

Ndarja e uleseve ne Kuvendin e Kosoves sipas votave te numeruara deri tani:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

LVV: 29
LDK: 28
PDK: 24
AAK: 13
NISMA: 6

Postimi i Blerim Veles ne Facebook

Nese Nisma nuk e kalon pragun:
LVV: 31
LDK: 30
PDK: 25
AAK: 14

PS: Ne kete kalkulim s’jane te perfshira votat e mbetura te diaspores dhe ato te Serbise.

(E.S. Dosja.al)

Shto Koment