Aktualitet

Përfundon misionin në Tiranë, FMN: Të shlyhen menjëherë detyrimet e prapambetura, borxhi publik vijon të jetë i lartë

Martijn u shpreh se borxhi publik ka rënë por në krahasim me atë ç’ka duhet të jetë vijon të mbetet i lartë.
Featured image of article: Përfundon misionin në Tiranë, FMN: Të shlyhen menjëherë detyrimet e prapambetura, borxhi publik vijon të jetë i lartë Kryesuesi i FMN-së Jan Kees Martijn

TIRANË– Fondi Monetar Ndërkombëtar ka përfunduar misionin bërë një deklaratë në përfundim të vizitës në lidhje me ecurinë ekonomike në Shqipëri.

Gjatë deklaratës zyrtarë në përfundim të misionit, kryesuesi i FMN-së Jan Kees Martijn, i ili u prit në takime nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ministrja e Financave Denaj dhe përfaqësues të tjerë të këtij dikasteri, dha përfundimet.

Ai u shpreh se borxhi publik ka rënë por në krahasim me atë ç’ka duhet të jetë vijon të mbetet i lartë.

Defiçiti fiskal ka rënë gjatë vitit 2018. Pavarësisht nga rënia gjatë viteve të fundit, borxhi publik vazhdon të jetë i lartë 69.9 %. Rritja pritet që të ngadalësohet nën ritmin 3.8 % këtë vit. Inflancioni është nën objtivin e duhur, 3%.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Të veprohet menjëherë për detyrimet e prapambetura

Politikat fiskale kanë shumë pak hapësirë për të përballuar tronditje të mëdha,”– tha ndër të tjera Martijn.

(f.m/dosja.al)

  • 14:28

    FMN kundër Korporatës: Përqëndron investimet në njërën dorë

    TIRANË– Gjatë deklaratës që bëri ditën e sotme FMN pas misionit në Tiranë, kryesuesi i FMN-së Jan Kees Martijn u shpreh kundër krijimit të Korporatës së Investimeve Shqiptare. Martijn theksoi se KISH do të mundësojë përqëndrimin e investimeve në një dorë, dhe nuk do të lejojë tregun e lirë.

    I këshillojmë fuqimisht autoritetet të rishikojnë propozimet e fundit për krijimin e Korporatës së Investimeve Shqiptare (KISH), për të shmangur risqet ndaj buxhetit dhe ndaj integritetit të kuadrit të administrimit të investimeve publike.

    Ky projektligj do t’i jepte mundësi qeverisë të udhëzonte vendime individuale për investime, të cilat mund ta shndërronin KISH-në në një instrument shpenzues të mbajtur jashtë buxhetit, çka rrezikon ta ulë disiplinën fiskale dhe t’i anashkalojë proceset e administrimit të investimeve publike.

    Përkundrazi, ky kuadër do të duhej të siguronte që KISH të ushtronte aktivitet në baza komerciale dhe si një subjekt i 5 palidhur me qeverinë. Ligji duhet të afirmojë pavarësinë e KISH-së në vendimet operative dhe në përzgjedhjen e projekteve individuale të investimeve. KISH duhet gjithashtu të jetë objekt i Ligjit “Për prokurimin publik”,”– u shpreh kreu i FMN-së.

    (f.m/dosja.al)

Shto Koment