Aktualitet

Dekreti për Gjinushin, nënkryetari i ASH-së Tole: I kërkojmë presidentit rishqyrtimin. Fuga kundërshton sërish

Nënkryetari i ASH Vasil Tole tha se kishin vendosur që t'i dërgonin një kërkesë presidentit Ilir Meta për rishqyrtimin e dekretit ndaj Skënder Gjinushit. Vendimi i kundërshtua nga Artan Fuga. 

TIRANË–  Akademia e Shkencave ka vendosur që t’i dërgojë një kërkesë Presidentit Ilir Meta që të të rishqyrtojë edhe një herë dekretin që refuzon emrin e Skënder Gjinushit, në postin e kreut të Akademisë së Shkencave.

Në fjalën e tij Tole tha se vendimi për zgjedhjen e kryetarit ishte ende në fuqi dhe se vendimi ishte vendosur gjatë mbledhjes së sotme.

“I kërkojmë presidentit rishqyrtimin e kërkesës sonë për kryetarin Skënder Gjinushin,“-tha Tole para kamerave. 

Kërkesa e ASH-së

Në një prononcim për mediat pas mbledhjes Tole tregoi se ky ishte reagimi i Asamblesë, i cili kishte hasur kundërshtimin e pedagogut Artan Fuga, një kritik i zgjedhjes së Gjinushit në krye të ASH-së.

Pjesë nga prononcimi:

Pyetje: A do të hapni zgjedhje të reja, nëse nuk ndodh rishqyrtimi nga Meta?

Tole: Reagimi i sotëm i Asamblesë është ky, kaq mund të bënim për momentin. Me ligjin e ri parashikohen disa nene se çfarë ndodh dhe do të veprohet siç citohet atyre. Në rast se do të ketë një dekret refuzimi aty parashikohet që lidhet në dorë të Asamblesë përshtatshmëria e saj. Kemi një kryesi të zgjedhur, një zv.kryetar në detyrë dhe nuk kemi më as vakanca në seksione.

Pyetje: Për çfarë iu kundërshtoi Fuga gjatë mbledhjes?

Tole: Shprehu mendimin e tij dhe nuk binte dakord më dërgimin e rishqyrtimit.

Presidenti Ilir Meta, ka përdorur forcën e dekretit për të refuzuar emërimin e Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkenacave.

Me një dekret presidencial, Meta ka dhënë arsyet pse sipas tij, ka bërë këtë refuzim. Sipas tij procesi i zgjedhjes së Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave ka qenë me probleme, dhe në momentin e zgjedhjes, Gjinushi ishte kryetar Partie. Gjinushi është zgjedhur kryetar i ASH më 24 maj, ndërkohë që largimi nga partia rezulton në datën 5 qershor, duke shkelur kështu ligjin për zgjedhjen e kryetarit të ASH.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment