Aktualitet

GJKKO shpall fajtorë të pandehurit për “339/3”! Bie akuza për grup të strukturuar kriminal, 8 të pandehurit dënohen me burg, përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar

GJKKO ka dhënë vendimin për 8 të pandehurit e dosjes 339/3, të cilët akuzohen për trafik drogë. Për ta ka rënë akuza për grup të strukturar kriminal, ndërkohë që kanë përfituar edhe nga gjykimi i shkurtuar, i cili u heq 1/3 e kohës së dënimit.
Featured image of article: GJKKO shpall fajtorë të pandehurit për “339/3”! Bie akuza për grup të strukturuar kriminal, 8 të pandehurit dënohen me burg, përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar Prokuroria e Posaçme
Përditësuar:

TIRANË– Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtorë të pandehurit për dosjen 339/3. Të gjithë janë deklaruar fajtorë ndaj akuzave për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike në bashkepunim”.

Vendimi për të gjithë të pandehurit është marrë gjatë seancës së sotme, ndërkohë që ka rrëzuar akuzën për grup të strukturuar kriminal dhe vepra të kryer nga grupi i strukturar. Për shkak se të gjithë kanë zgjedhur që çështja të shqyrtohet me gjykimit të shkurtuar, çka do të thotë se të pandehurve do t’i ulet një e treta e dënimit.

Më shumë nga të gjithë është dënuar Vilson Noka, togat e zeza kanë caktuar për të cilin 14 vite burgim. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai do të kalojë vetëm 4,4 vite brenda katër mureve të qelisë

LISTA E DËNIMEVE:

1. Ramadan Dushaj me 9 vite burgim, uljen e 1/3 të dënimit dhe përfundimisht me 6 vite burgim.

2.Rezart Cacani me 9 vite burgim, uljen e 1/3 të dënimit dhe përfundimisht me 6 vite burgim.

3.Neritan Saraçi me 7 vite burgim, uljen e 1/3 të dënimit dhe përfundimisht me 4,8 vite burgim.

4.Ardit Haxhagiqi me 8 vite burgim, uljen e 1/3 të dënimit dhe përfundimisht me 5,4 vite burgim.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

5.Vilson Noka me 14 vite burgim, uljen e 1/3 të dënimit dhe përfundimisht me 4,4 vite burgim.

6.Fatbardh Gostini me 7,6 vite burgim, uljen e 1/3 të dënimit dhe përfundimisht me 5 vite burgim.

7.Luan Boça me 7 vite burgim, uljen e 1/3 të dënimit dhe përfundimisht me 4,8 vite burgim.

8. Elis Guri me 7 vite burgim, uljen e 1/3 të dënimit dhe përfundimisht me 4 vjet e 8 muaj.

Vilson Noka është nipi i ish-deputetit të PS-së, Arben Noka, i cili është gjithashtu i pandehehur në dosje. Ndërkohë ende nuk është dhënë vendimi për nipin tjetër, Samuelin. Ndërsa i dënuari tjetër, Ramadan Dushaj, kamuflonte veprimtarinë e paligjshme të tregtimit të lëndëve narkotike me aktivitet të grumbullimit dhe shitjes së produkteve bujqësore. Ndërkohë që me gjykim të shkurtuar dhe e ndarë nga hetimet e tjerë, do të gjykohet edhe 339/1, ku Altin Avdylaj, vendimi për të cilin ende nuk është dhënë. 

Të gjithë të akuzuarit për dosjen e ndarë në disa fraksione, u arrestuan gjatë aksionit policor “Volvo-4” u krye në shtator të vitit 2018, ku në pranga ranë një grup prej 22 personash.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment