Politike

Përfundojnë votimet në LSI, Silva Caka: Pjesëmarrja rekord 88%, garanci për fitoren e 25 prillit

Në një deklaratë mediat, Caka bën të ditur se në zgjedhjet për delegatët e Konventës Kombëtare dhe Kryetarin e LSI, morën pjesë 44.413 anëtarë ose 80.7% e anëtarësisë faktike të regjistrit të anëtarësisë së Partisë.
Featured image of article: Përfundojnë votimet në LSI, Silva Caka: Pjesëmarrja rekord 88%, garanci për fitoren e 25 prillit Silva Caka

TIRANË– Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Partinë Lëvizja Socialiste për Integrim Silva Caka, ka bërë të ditur dhe rezultatin e votime që u zhvilluan ditën e sotme.

Në një deklaratë mediat, Caka bën të ditur se në zgjedhjet për delegatët e Konventës Kombëtare dhe Kryetarin e LSI, morën pjesë 44.413 anëtarë ose 80.7% e anëtarësisë faktike të regjistrit të anëtarësisë së Partisë. Po ashtu edhe përfshirja e votimit online lejoi te votonin 16.128 anëtarë, ndërsa fizikisht sipas saj votuan 28.285 anëtarë të LSI.

Deklarata e plotë: 

Kam kënaqësinë të deklaroj përpara jush mbylljen e procesit zgjedhor të datës 21 nëntor 2020.

Në zgjedhjet për delegatët e Konventës Kombëtare dhe Kryetarin e LSI, morën pjesë 44.413 anëtarë ose 80.7% e anëtarësisë faktike të regjistrit të anëtarësisë së Partisë.

Përfshirja e votimit online krijoi mundësi reale që anëtarët e partisë të shprehnin gjerësisht vullnetin e tyre duke kapërcyer edhe barrierat jo të pakta që Pandemia krijoi.
28.285 anëtarë të LSI votuan fizikisht dhe mbi 16.128 anëtarë votuan online.

Dita e sotme dhe pjesëmarrja e jashtëzakonshme është qartësisht demostrim i një vitaliteti politik dhe një dëshire të madhe të anëtarësisë për të qenë pjesëmarrës në vendimmarrje.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Asgjë nuk mund të ndalë qytetarët të shprehin masivisht vullnetin edhe në 25 prill, kundër autokracisë që kërkon të mbysë demokracinë. 

Pandemia dhe varfëria nuk munden dhe nuk do të ndalojnë demokracinë. Pa aktivizëm, pa organizim, pa “popull” nuk ekziston demokracia, kun ë themel qendron qytetari.  Prandaj ky votim masiv i LSI është një mesazh kombëtar dhe një thirrje kumbuese për pjesëëmarrje masive në zgjedhje, aktivizëm, ngritje zëri.

LSI u tregoi sot të gjithë shqiptarëve se është shembulli i partisë së solidaritetit social veçanërisht në këto kushte kur shqiptarët kanë nevojë për ndjeshmëri, për solidaritet dhe politikë me zemër.

Personalisht jam e surprizuar dhe shumë e emocionuar nga pjesëmarrja e gjatë, ku qytetarët kanë ndenjur në radhë të gjata për të votuar. Kjo është shpresë, kjo është forcë, kjo është frymë!

Ne sot ndjejmë forcën shpirtërore të qytetarëve shqiptarë, të cilët treguan se 25 prilli nuk do të jetë vetëm rotacion politik, por ndryshimi do të sjellë shembjen e sistemit të kalbur të tranzicionit dhe fillimit të një shprese të re, që do të bëjë të mundur përmbushjen e misionit tonë, për t’a bërë Shqipërinë shtëpinë e të gjithë shqiptarëve.

Anëtarët e LSI-së kanë votuar këtë të shtunë për forumet drejtuese ku dhe do të përcaktohen strukturat që do të drejtojnë forcën politike, që aktualisht udhëhiqet nga Monika Kryemadhi. Votimi ka filluar në orën 09.00 ku anëtarësia ka votuar online përmes aplikacionit “Join LSI”.

(A.k.dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment