Sport

Përfundoi dënimin, Platini në sulm kundër FIFA-s: Kërkon 7.2 milion Euro dëmshpërblim

Sipas mediave të huaja ai kërkon pagat e prapambetura, një bonus si dhe pagesat e tarifave të avokatëve pas procedimeve të shumta të nisura vitet e fundit.
Featured image of article: Përfundoi dënimin, Platini në sulm kundër FIFA-s: Kërkon 7.2 milion Euro dëmshpërblim Mishel Platini, ish-kreu i UEFA-s

Ish-kreu i UEFA-s, Mishel Platini, ka nisur betejën kudnër FIFA-s për largimin e tij nga puna disa vite më parë. Platini u shpall fajtor për marrjen e një pagesë 1.8 milionë euro, pa kontratë, në vitin 2011 nga ish-presidenti i FIFA-s, Joseph Blatter.

Për dënimin që ka marrë ish-kreu i qeverisë evropiane të futbollit kërkon dëmshpërblim. Në muajin tetor ka përfunduar dhe dënimi i tij me pezullim nga aktivitet sportive dhe kërkon hakmarrje.

Sipas mediave të huaja ai kërkon pagat e prapambetura, një bonus si dhe pagesat e tarifave të avokatëve pas procedimeve të shumta të nisura vitet e fundit.

Më tej shtohet se shuma totale që kërkon ish-futbollisti francez do të arrinte në rreth 7.2 milion euro, përfshirë 5.5 milionë euro pagesa të prapambetura.

Platini është shprehur më parë se ai do të rikthehet sërish në botën e futbollit, ku do të ketë një rol të rëndësishëm.

 (A.B. Dosja.al)

Shto Koment