Bota

‘Të gjithë në radhë për të…’/Nga 0 besueshmëri tek më e kërkuara! Si kapi “majat” vaksina ruse anti-COVID, efektet gjeopolitike që vijnë pas pandemisë

Vendet që dikur folën kundër saj, tani po qëndrojnë në rresht për të marrë vaksinën ruse "Sputnik In” , pasi revista e njohur mjekësore “The Lancet” javën e kaluar publikoi rezultate që ajo është shumë më efikase, sesa vaksina kineze.
Featured image of article: ‘Të gjithë në radhë për të…’/Nga 0 besueshmëri tek më e kërkuara! Si kapi “majat” vaksina ruse anti-COVID, efektet gjeopolitike që vijnë pas pandemisë Vladimir Putin

RUSI– Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi gushtin e kaluar se vaksina e parë kundër Covid-19 në botë ishte aprovuar, para se të kryheshin testet e sigurisë. Fillimisht vaksina ruse u paragjykua por tanimë është kthyer në një nga më të kërkuarat.

Sipas Blic, tashmë vendet që dikur folën kundër saj, tani po qëndrojnë në rresht për të marrë vaksinën ruse “Sputnik In” , pasi revista e njohur mjekësore “The Lancet” javën e kaluar publikoi rezultate që ajo është shumë më efikase, sesa vaksina kineze.

Të paktën 20 vende kanë aprovuar përdorimin e vaksinave ruse, përfshirë Hungarinë, ndërsa tregjet kryesore si Brazili dhe India janë afër autorizimit. Rusia tani ka bërë “një sy qorr” ndaj tregjeve të BE-së, ndërsa blloku lufton me realizimin e programit të vaksinimit për shkak të vaksinavve.

Në betejën globale kundër pandemisë që mori 2.3 milion jetë njerëzish në pak më shumë se një vit, gara për sigurimin e vaksinave ka marrë rëndësi gjeopolitike ndërsa qeveritë përpiqen të rikuperohen nga dëmi i madh ekonomik dhe social i shkaktuar nga karantina.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Megjithëse është shumë herët për të vlerësuar përfitimet politike për Putinin, Rusia tashmë po përmirëson imazhin e saj pas viteve të dënimit ndërkombëtar për ndërhyrjen në zgjedhjet presidenciale të SHBA.-së dhe shënjestrimin e kundërshtarëve politikë brenda dhe jashtë vendit.

Suksesi i vaksinës ruse nuk do të ndryshojë armiqësinë e qeverive perëndimore ndaj Putinit, megjithëse mund të forcojë ndikimin e saj në rajone të tilla si Amerika e Jugut.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment