Aktualitet

Era e keqe pushtoi vendin! Përfshihet nga flakët pusi i naftës në Patos, fatmirësisht forcat zjarrëfikëse shuajnë zjarrin masiv

Pusi në fjalë ndodhej në lagjen Dukas, shumë pranë shtëpive të banimit, ndërkohë që tymi dhe era e keqe kanë pushtuar të gjithë zonën.
Featured image of article: Era e keqe pushtoi vendin! Përfshihet nga flakët pusi i naftës në Patos, fatmirësisht forcat zjarrëfikëse shuajnë zjarrin masiv Foto ilustruese

PATOS– Një pus nafte është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme në Patos. Shërbimi zjarrfikës i Patosit  ka shkuar në vendngjarje menjëherë sapo ka marrë njoftimin për rënien e flakës, së bashku me shërbimin zjarrfikës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Dukas, shumë pranë shtëpive të banimit, ndërkohë që tymi dhe era e keqe kanë pushtuar të gjithë zonën.

Fikja e zjarrit u bë e mundur nga forcat zjarrëfikëse, duke parandaluar që ato të preknin banesat që ndodheshin pranë saj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(a.b)/dosja.al

Shto Koment