Aktualitet

Përfshihet nga flakët mjeti në Qafë- Thanë, shkrumbohet plotësisht, nuk ka persona të lënduar

Mësohet se në vend ngjarje kanë mbërritur zjarrëfikësit, por djegja e automjetit ka shkaktuar radhë të gjata makinash që presin për të kaluar.
Featured image of article: Përfshihet nga flakët mjeti në Qafë- Thanë, shkrumbohet plotësisht, nuk ka persona të lënduar Foto Ilustruese

POGRADEC- Ditën e sotme në aksin rrugor Qafë-Thanë jë makinë është përfshirë nga flakët. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se mjeti është shkrumbuar plotësisht por për fat të mirë nuk ka persona të lënduar.

Bëhet me dije se është përfshirë nga flakët një automjet tip ‘Audi A6’ në momentin që ishte në ecje.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mësohet se në vend ngjarje kanë mbërritur zjarrëfikësit, por djegja e automjetit ka shkaktuar radhë të gjata makinash që presin për të kaluar.

(A.K.dosja.al)

Shto Koment