Aktualitet

Shkrumbohet nga flakët banesa në Durrës, 13 persona me urgjencë drejt spitalit (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme në Durrës një banesë është shkrumbuar nga flakët dhe 2 të tjera janë dëmtuar. Nga kjo ngjarje janë dërguar me urgjencë në spital 13 persona.
Featured image of article: Shkrumbohet nga flakët banesa në Durrës, 13 persona me urgjencë drejt spitalit (VIDEO) Apartamendi i djegur në Durrës dhe zjarrfikëset në vendin e ngjares
Përditësuar:

Mbërmjen e djeshme në qytetin e Durrësit një banesë u përfshi nga flakët. Mësohet se apartamenti që u përfshi nga flakët ishte në katin e 8 të një pallati në lagjen numër 1 të qytetit bregdetar dhe është shkrumbuar plotësisht. 

Pronari i banesës, Viktor Lekli deklaron  për Dosja.al se ishte në dush teksa ka parë flakët që kanë përfshirë fillimisht dyshekun dhe me pas gjithë apartamentin e tij.

Burime për Dosja.al thonë se nga zjarri janë dëmtuar 3 banesa, një prej të cilave një është shkrumbuar totalisht.

Po kështu 13 persona janë dërguar në urgjencën e spitalit nga asfiksia. Pallati nuk ka pasur shkallë të emergjencës dhe bombulat e pallatit kanë qenë të pakolauduara që të bëhej shuarja e flakëve. 

Njofimi i policisë:

Më datë 03.02.2019 , rreth orës 22:50 , në lagjen Nr 1 Durrës , ka rënë zjarr në katin e shtatë të një pallati, në banesën e shtetit V.L.

Menjëhërë në vendngjarje shkuan forcat e Policisë dhe të Zjarrëfikses, të cilët gjatë përpjekjes për te evakuuar banorët, nga tymi janë asfiksuar 10 banorë, 4 punonjës Policisë dhe një punonjës i Zjarrëfikses, të cilët u dërguan në Spital dhe pas marrjes së ndihmës mjeksore janë larguar në banesat e tyre pa probleme për jetën

Nga hetimet paraprake mësohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije në një dyshek elektrik.Vijon puna për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit. 

J.V/Dosja.al 

Pamje nga pallati ku u shkruambua apartamenti një natë më parë:

 

Shto Koment