Aktualitet

“Përfshihen në punë të pista”/ Policia e Shtetit reagon pas deklaratave në Kuvend: Ndalni sulmet! Kemi profesionalizëm e ndershmëri

Policia e Shtetit shprehet e indinjuar lidhur me atë që e kanë cilësuar si përbaltje të punonjësve të policisë, pasi sipas tyre akuzat nuk janë të bazuara në fakte pasi drejtuesit kryesorë e kanë kaluar procesin e Vettingut duke rezultuar të "pastër" në punën e tyre.
Featured image of article: “Përfshihen në punë të pista”/ Policia e Shtetit reagon pas deklaratave në Kuvend: Ndalni sulmet! Kemi profesionalizëm e ndershmëri Policia e Shtetit

TIRANË– Policia e Shtetit ka reaguar ndaj sulmeve që disa deputetët të opozitës parlamentare i kanë adresuar efektivëve të rendit dhe drejtuesëve të tyre nga foltorja e Kuvendit. Në një reagim zyrtar, Policia e Shtetit shprehet e indinjuar lidhur me atë që e kanë cilësuar si përbaltje të punonjësve të policisë, pasi sipas tyre akuzat nuk janë të bazuara në fakte pasi drejtuesit kryesorë e kanë kaluar procesin e Vettingut duke rezultuar të “pastër” në punën e tyre. Më tej, në reagimin e tyre zyrtar, shkruhet se Policia ka reaguar menjëherë ndaj ngjarjeve të fundit kriminale dhe ka zbardhur shumicën prej tyre.

Policia është vetëm e shtetit dhe e qytetarëve në funksion të zbatimit të ligjit dhe të asnjë interesi tjetër. Ndaj i bëjmë thirrje kujtdo që aludon, akuzon apo përbalt punonjësit e Policisë dhe drejtuesit e saj që të ndalë këto sulme pasi dëmtojnë reputacionin e organizatës dhe i japin krahë krimit,”-shkruhet ndër të tjera në reagimin zyrtar.

Çfarë nxiti reagimin e Policisë?

Ditën e sotme në Kuvend u diskutua kthimi i dekretit për “Policinë e Shtetit”, i cili u rrëzua nga Kuvendi. Ky dekret hapi debat mes ministrit Lleshaj dhe deputetit Halit Valteri. Ishte ky i fundit që akuzoi Lleshajn se po u jep kompetenca të tepërta efektivëve, pasi mes tyre ka edhe efektivë të lidhur mekrimin.

Ka policë të përfshirë në shumë çështje,”- tha Valteri.

Reagim i Policisë së Shtetit

Në interes të opinionit publik, Policia e Shtetit shpreh indinjatën e thellë për deklaratat e herëpashershme të disa deputetëve të caktuar, në sallën e Kuvendit, të cilët kanë përbaltur padrejtësisht punonjësit e Policisë dhe drejtuesit e saj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sulmet nominale të pabazuara dhe të padrejta kundër punonjësve të Policisë së Shtetit janë të papranueshme dhe të dëmshme për interesin publik. Drejtuesit kryesorë të Policisë së Shtetit kanë kaluar me sukses procesin e vetingut dhe janë duke kryer me përkushtim, profesionalizëm e ndershmëri detyrat përkatëse. Të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara maksimalisht për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, parandalimin dhe goditjen e krimit në përgjithësi dhe atij të organizuar në veçanti. Rezultatet domethënëse dhe të pa regjistruara më parë përgjatë tridhjetë viteve kundër paligjshmërisë në tërësi e dëshmojnë qartë këtë.

Njëkohësisht, në përmbushje të misionit të mbrojtjes së jetës, strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin janë duke monitoruar zbatimin e masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së COVID-19, duke sakrifikuar në vijën e parë, me qëllimin jo ndëshkimin e qytetarëve, por mbrojtjen e jetës.

Reagimi i menjëhershëm i strukturave të Policisë ndaj ngjarjeve të fundit kriminale, profesionalizmi i treguar në zbardhjen e shumicës së tyre, si dhe operacionet e shumta të zhvilluara pothuaj çdo javë me partnerët ndërkombëtarë tregojë se Policia e Shtetit është tashmë një organizatë profesionale dhe e besueshme nga partnerët.

Policia është vetëm e shtetit dhe e qytetarëve në funksion të zbatimit të ligjit dhe të asnjë interesi tjetër. Ndaj i bëjmë thirrje kujtdo që aludon, akuzon apo përbalt punonjësit e Policisë dhe drejtuesit e saj që të ndalë këto sulme pasi dëmtojnë reputacionin e organizatës dhe i japin krahë krimit.

Ftojmë qytetarët, aleatin tonë më të çmuar dhe të besuar që të mbështesë akoma më shumë Policinë duke shpërfillur çdo zë abuziv, që synon vetëm e vetëm të faktorizojë veten e të implikojë padrejtësisht strukturat e Policisë duke dëmtuar rëndë veprimtarinë e saj të shenjtë, atë të shërbim e në mbrojtje të qytetarëve.  

(k.m./dosja.al)

Shto Koment