Aktualitet

“Pasaktësi” në performancë, reagojnë artistët shqiptarë për Madonnën: Vlen për ta dëshiruar vokalisht!

  • Holanda fiton Eurosong 2019, Shqipëria renditet në vendin e 18-të
  • Aleksandër Gjoka thekson se live këngëtarja ka një vokal shumë të mirë.
    Featured image of article: “Pasaktësi” në performancë, reagojnë artistët shqiptarë për Madonnën: Vlen për ta dëshiruar vokalisht!

    Tiranë- Në Eurosong në Izrael nuk mungoi edhe një performancë e divës së muzikës, Madonnës.  Ajo këndoi “Like A Prayer” dhe këngën “Future” me Quavo. Por mediat e Izraelit raportuan se vokali i këngëtares kishte shumë “pasaktësi” dhe u tha se këngëtarja këndoi në playback.(lexo këtu)

    Menjëherë kanë filluar edhe komentet nga artistët shqiptarë për performancën e këngëtares së famshme.  “Eh moj Madona. Stonaturë ke qenë e re, stonaturë kur u poqe, stonaturë kur u plake. O nënë o nënë, po pse kaq amatore je? Ueee sa turp me vjen tani.”, shkruan Elton Deda në Facebook.

    Por ka ndërhyrë Aleksandër Gjoka, i cili shprehet se mund t’i ketë rrëshqitur zëri në një moment por sipas tij këngët Madonna i ka shumë të bukura.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    “Ka shume këngëtarë me emër që edhe u ka rrëshkitur një moment zëri duke pasur edhe turet e gjata nëpër bote ose në disa këngë qe mund t’i kenë ulur tonalitetin dhe është normale..por përsa i përket Madonës këngët i ka shume te bukura t’i dëgjosh por live me aq sa e kam parë vlen për të dëshiruar vokalisht..sipas mendimit tim..”, shprehet ai. 

     

    Komentet mes artistëve
    J.V/Dosja.al

    Shto Koment