
BRUKSEL– Kur Covid-19 izoloi për më shumë se 3 muaj mbi 200 shtete në mbarë botën, edhe zyrtarët e Parlamentit Europian nisën punën nga shtëpia për t’u mbrojtur nga koronavirusi.
Ditën e sotme në mediat e huaja është raportuar se gjatë muajve të karantinës në zyrat e Parlamentit Evropian kanë hyrë hajdutët.
Sipas artikullit thuhet se të paktën 50 eurodeputetëve u janë vjedhur kompjuterë, tableta dhe sende me vlerë nga zyrat e tyre në Parlamentin Evropian.
Raportohet se këto vjedhje kanë ndodhur gjatë kohës kur godina ka qenë bosh, ku hajdutët e kanë pasur fare të lehtë të kontrollojnë mes dokumenteve dhe në sirtarët e sigurisë të eurodeputetëve.
Ndërkohë lidhur me këtë ngjarje eurodeputeti Nico Semsrott, të cilët i janë vjedhur 2 laptopë, tha se është i zhgënjyer nga siguria e Parlamentit. Kujtojmë se në mars, presidenti i Parlamentit David Sassoli vendosi masa të rrepta për personat jashtë parlamentit, dhe i inkurajoi eurodeputetët të punonin nga shtëpia.
Prandaj parlamenti ka qenë bosh pothuajse gjatë gjithë muajit maj, por një zëdhënës i parlamentit tha se asambleja është informuar për vjedhjet dhe ka nisur një hetim për ngjarjen.
Burimi: Politico.eu
A.C/Dosja.al