Politike

Përfitojnë mbi 200 mijë shqiptarë, ministri Lleshaj fton opozitën të votojë ligjin për pensionistët: Ju tradicionalisht i mbani larg…

VIDEO
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj foli edhe njëherë për të gjitha anët e pozitive të ligjit të propozuar prej tyre, ku qytetarët mbi 75 vjeç nuk do të kenë nevojë që të rinovojnë mjetet e tyre të identifikimit.
Featured image of article: Përfitojnë mbi 200 mijë shqiptarë, ministri Lleshaj fton opozitën të votojë ligjin për pensionistët: Ju tradicionalisht i mbani larg… Sandër Lleshaj

TIRANË– Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka kërkuar votën e opozitës parlamentare për të miratuar projektligjin për letërnjoftimet biometrike.

Në fjalën e tij në Kuvend, Lleshaj foli edhe njëherë për të gjitha anët e pozitive të ligjit të propozuar prej tyre, ku qytetarët mbi 75 vjeç nuk do të kenë nevojë që të rinovojnë mjetet e tyre të identifikimit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Pjesa e moshuar marrin letërnjoftime.  Kjo ka sjellë probleme të shumta për pensionistët, që janë detyruar që të pajisen më këtë kartë edhe pse nuk kanë pasur ndonjë aryse. Nuk ka nevojë që qytetarët ta ndyshojnë letrën e tyre të njoftimit, është përgatitur ligjit. Mbi 200 mijë shqiptarë, e mbushin moshën 75 vjeç me 31 korrik dhe të gjithë këta nuk kanë nevojë që ta marrin pa afat. Pas mish-mashit të bërë në regjistrat e gjendjes civile, njësoj si me ato të pronave, tani ata janë në rregull. Do të krijojmë edhe një regjistër për emigrantët. Mendoj ta votoni edhe ju tradicionalisht i mbani votat larg (i drejtohet opozitës),”-tha ai.

vijon…

(k.m/dosja.al)

Shto Koment