Rajoni

Përfaqësuesi ligjor i Vetëvendosjes në seancën e Gjykatës Kushtetuese: Qeveria nuk i ka marrë 61 vota

Në seancën që po mbahet online, ai është shprehur se Etem Arifi e ka humbur mandatin e deputetit për arsye se është dënuar nga Gjykata e Apelit.
Featured image of article: Përfaqësuesi ligjor i Vetëvendosjes në seancën e Gjykatës Kushtetuese: Qeveria nuk i ka marrë 61 vota Foto nga seanca

KOSOVË- Përfaqësuesi ligjor i Vetëvendosjes, Blerim Sallahu është shprehur se qeveria e Hotit nuk i ka marrë 61 vota për të qenë në krye të vendit. Në seancën që po mbahet online, ai është shprehur se Etem Arifi e ka humbur mandatin e deputetit për arsye se është dënuar nga Gjykata e Apelit. Më tej, ai ka thënë se rrjedhimisht për shkak të dënimit të tij me 1 vit e 3 muaj nga Gjykata e Apelit vota e tij është e pavlefshme dhe në kundërshtim me demokracinë e këtij vendi. Sallahu gjithashtu ka thënë se vota e tij kufizohet edhe pse gjykata nuk i ka nxjerr vendim plotësues.

“Grupi Parlamentar i VV-së pretendon se qeveria s’ka arritur të marrë 61 vota në mënyrë që të konsiderohet e zgjedhur, kjo parasysh se Etem Arifi e ka humbur mandatin për faktin se ai është dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata e Apelit me dënim prej 1 viti e tre muaj. Rrjedhimisht qeveria nuk ka shumicën e nevojshme për zgjedhjen e saj.  Duhet të sqarojmë kriteret kushtetuese ligjore. Janë dy forma të kufizimit të së drejtës për t’u zgjedhur. Pra kjo kufizohet me vendim gjyqësor sipas Kushtetutës dhe me ligj. Kufizimet mbi të drejtën për të zgjedhur duhet të bëhen në funksion të regjimit demokratik. Kufizimet nuk duhet të konsiderohen si kufizuese të demokracisë. Në këtë aspekt gjykata për Etem Arifin nuk ka nxjerrë vendim plotësues, andaj atij nuk i është kufizuar kandidimi,” është shprehur ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Seanca për vlefshmërinë e votës së Etem Arifit po mbahet online për shkak të kushteve jo të favorshme në të cilat ndodhet Kosova. Nëse vota e tij shpallet e pavlefshme atëherë qeveria Hoti do të bjerë dhe vendi do të shkojë në votime të parakohshme.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment