Aktualitet

Përfaqësuesi i ONM-së- Vladimir Marës: Ke përdorur makinë me targa Fake (DEBATET)

  • Prokurori i dosjes “339” Vladimir Mara para Vettingut, pyetja e përfaqësuesit të ONM-së që e zuri ngushtë
  • Prokurori i Krimeve të Rënda Vladimir Mara, që aktualisht po heton dy cështje shumë të bujshme, 339 që përfshin grupin e Shijakut dhe politikanë, por edhe atë të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ka dalë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në Vetting.
    Featured image of article: Përfaqësuesi i ONM-së- Vladimir Marës: Ke përdorur makinë me targa Fake (DEBATET) Seanca në KPK

    Tiranë- Prokurori i Krimeve të Rënda Vladimir Mara, që aktualisht po heton dy cështje shumë të bujshme, 339 që përfshin grupin e Shijakut dhe politikanë, por edhe atë të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ka dalë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në Vetting. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se prokurori u përball me komisionin dhe përfaqësuesin e ONM-së pa avokat. Vendimi do të jepet në datë 14 qershor, ora 09:30.

    Debati në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit
    Komisioni i Pavarur i Kualifikimit: Vladimir Mara nga 2016 dhe deri më tani është prokuror i krimeve të rënda. ILDKPKI na ka sjellë raport ku thotë se Mara ka deklarim të saktë dhe burime të ligjshme, nuk ka fshehur pasurinë. Kemi bërë riverifikim të deklaratave të pasurisë së prokurorit Mara. Ai ka qenë bashkëpunues me komisionin. Ka deklaruar kursime të cilat janë nga rroga. Mara ka në përdorim nga familja një banesë tek zona e Sanatoriumit në Tiranë, por deklarimet në ILDKPKI e deklaratën e vettingut ka mospërputhje.

    Kjo banesë është përfituar me legalizim. Ka veturë të blerë në 2012 me kursimet e tij dhe dëmshpërblimet e përfituara nga kompania e sigurimeve për dëmtimin e një mjeti Land Rover në 2011. Këtë mjet prokurori e kishte me prokurë nga kushëriri i tij me dokumente angleze. Prokurori Mara ka deklaruar në 2009 pronësinë për mjetin Land Rover në ILDKPKI por se kishte blerë ende. Ky mjet ka qenë pa kontratë shitje.

    Mara ka blerë elektroshtëpiake me kredi e këste por se ka deklaruar. Nga ana profesionale Mara është vlerësuar pozitivisht. Prokurori është denoncuar nga shtetësja me inicialet M.N. për trajtim ç’njerëzor, pasi verifikuam denoncimin na rezultoi se ishte i paprovuar.

    Vladimir Mara: Me mospërputhjet e deklarimeve për banesën, është ashtu sikur e kam deklëruar edhe në vetting. Aktualisht banesa është në pronësinë e prindërve edhe sot.

    Përfaqësuesi i OMN-së Teo Jacobs: Z. Mara duhet të kthehem në 2009, kur ju keni marrë një fuoristradë nga kushëriri juaj me vlerë 3 mijë euro. Po kosto e transportit nga Anglia këtu? Doli me humbje kushëriri juaj…

    Vladimir Mara: Ajo është vlera reale që kam paguar unë. Tregu i makinave atje ishte më i lirë atje. Fola me vëllanë e kushëririn dhe aq mundësi kisha të paguaj.

    Përfaqësuesi i OMN-së Teo Jacobs: 3400 e bleu kushëriri juaj në prill 2009 ndërsa në qershor ua shiti ju 3000? OK, lidhjet familjare. Sipas legjislacionit ju duhet të regjistronit makinën për 6 muaj. Por ju e keni përdorur nga 2009 deri në 2011. Ato targa që keni përdorur ka qenë fake pasi në Angli makina u ç’regjistrua që në 2009. Ju si prokuror si e bëni këtë?

    Vladimir Mara: E kam marrë mjetin me dokumentacionin përkatës. Në TIMS u regjistrua. Po ashtu kam marrë prokurë për përdorim mjeti sipas ligjeve në atë kohë. Kisha planifikuar të bëja gjitha procedurat por nuk mund të udhëtoja dot me këtë mjet. Kisha dy rruge ose ta ktheja në Angli ose ta modifikoja. Kërkoj rikonfirmim.

    Marrë nga Shqiptarja.com 

    Shto Koment