Aktualitet

Marrëveshja me ‘Ndraghetta-n’ solli “boom-in”! ARTIKULLI për të shkuarën kriminale të Adriatik Tresës, si e vrau gazetarin që ‘i ra në gjurmë’, jetoi si boss droge por la eshtrat në Ekuador

Në artikull është analizuar e gjithë jeta e tij dhe mënyra sesi ai është përfshirë në botën e krimit, duke shtuar dhe krimet për të cilat shqiptari i masakruar brenda banesës së tij ishte akuzuar.
Featured image of article: Marrëveshja me ‘Ndraghetta-n’ solli “boom-in”! ARTIKULLI për të shkuarën kriminale të Adriatik Tresës, si e vrau gazetarin që ‘i ra në gjurmë’, jetoi si boss droge por la eshtrat në Ekuador Pamjet, Adriatik Tresa dhe momente para vrasjes

TIRANË– “Insight crime” i ka dedikuar një artikull vrasjes së shqiptarit Adriatik Tresa në Amerikën Latine. Në artikull është analizuar e gjithë jeta e tij dhe mënyra sesi ai është përfshirë në botën e krimit, duke shtuar dhe krimet për të cilat shqiptari i masakruar brenda banesës së tij ishte akuzuar. Ndër to përfshihej edhe ajo e një gazetari ekuadoras, që kishte rënë në gjurmët e tij. Po ashtu në shkrim, është trajtuar edhe mënyra sesi bandat shqiptare fituan terrior në Amerikën Latinë, duke përfituar nga marrëdhëniet e mira të krijuara më parë me “Ndraghetta-n”, duke lënë pas grupet e tjera në trafikun e ‘arit të bardhë’. Pikërisht pas kësaj ‘marrëveshjeje’, shqiptarët “lulëzuan” në Ekuador, duke sakrifikuar edhe jetën.

ARTIKULLI I PLOTË:

Tresa, një shtetas shqiptar i cili ishte vendosur në Ekuador, po hetohej për trafik droge periudhën kur u vra por që në fund nuk shkoi kurrë ne gjyq. Tresa akuzohej për pastrim parash, vrasjen e një tjetër shqiptari dhe një gazetari ekuadoras. Tresa u shfaq për herë të parë në Ekuador rreth vitit 2011. Gazetari investigativ shqiptar Artan Hoxha tha se Tresa ishte nga fshati Baldushk, në periferi të kryeqytetit të Tiranës.

Ndërsa Tresa nuk kishte rekord penal në Shqipëri, ai ishte dënuar në Britani: një raport i Bashkimit Evropian i vitit 2010 mbi rregulloret e vizave me Shqipërinë përmend arrestimin pa datë të një ‘kapoje bande’ të quajtur Adriatik Tresa, të cilit i ishte konfiskuar edhe pasuria. Sapo mbërriti në Ekuador, Tresa hapi biznes duke u bërë pronari i një dyqani dhe farmacie. Pasi u kthye në “biznesmen” u vendos në një kompleks luksoz në Daule, pak jashtë qytetit port Guayaquil. Tresa u shfaq për herë të parë në radarin e autoriteteve në Ekuador kur u arrestua dhe u emërua në lidhje me vrasjen e gazetarit Fausto Guido Valdiviezo Moscoso në 2013. Ministri i atëhershëm i Brendshëm José Serrano pretendoi në një konferencë shtypi se anëtarët e një bande trafiku droge dhe pastrimi parash fshihej pas vrasjes.

“Grupet shqiptare të krimit të organizuar bënë ndërhyrje të mëdha në Ekuador në 2014 dhe 2015,”-shtoi OCCRP Mario Pazmiño, ish-drejtori i inteligjencës për ushtrinë e Ekuadorit. 

Në maj 2011, drejtori i aktiviteteve të DEA në Ande, Jay Bergman, i tha Reuters se Ekuadori po bëhej një tenxhere e shkrirjes së sindikatave të huaja të trafikut të drogës, duke thënë “ne kemi raste të krimit të organizuar shqiptar, ukrainas, italian, kinez dhe të gjitha ndodhin në Ekuador, ku e marrin produktin për ta shpërndarë në vendet e tyre.

Kokaina rrjedh në grupet Shqiptare

Në 2016, ndërsa prodhimi kolumbian i kokainës u rrit dhe  trafikimi drejt vendeve evropiane kishte gjithmonë e më shumë kërkesa. Ndrangheta e Italisë, ndërsa vazhdonte të mbizotëronte shpërndarjen evropiane të kokainës, por nuk mund të menaxhonte e vetme këto sasi të mëdha drogë, ndërsa nga ana tjetër furnizuesit kolumbianë filluan të kërkonin partnerë shtesë, duke përfshirë grupet shqiptare në “valle”.

Një aleancë midis grupit të krimit kolumbian La Constru dhe ish-anëtarëve të Forcave Revolucionare të Armatosura të Kolumbisë (Fuerzas Armadas Revolucionarias de Colombia – FARC) kontrolloi kontrabandën e drogës në Sucumbíos nga departamenti kufitar kolumbian i Putumayo-s. Një ish-udhëheqës i FARC në Putumayo u raportua gjithashtu se furnizonte trafikantë nga Ballkani me katër deri në gjashtë tonë kokainë çdo muaj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nga 160 shqiptarët që hynë në Ekuador në vitin 2018, të paktën 20 ishin trafikantë të mundshëm të drogës, sipas një agjenti ekuadorian. Ndërkohë, konfiskimet e kokainës në  Shqipëri u rritën. Në 2018, autoritetet bënë ngarkesën e tyre më të madhe kur më shumë se 600 kilogramë u zbuluan në një dërgesë banane nga Kolumbia. Ndërsa muaj më vonë, njeriu që kishte organizuar dërgesën u arrestua më në fund: Arbër Çekaj. 

Megjithatë rënia e Çekaj bëri pak për të ndaluar rrjedhën e drogës që sapo kishte nisur. Në maj të vitit 2019, një grup i trafikut të kokainës u shpërbë në provincën bregdetare të Ekuadorit, në vendin e quajtur El Oro. Grupi më vonë doli të ishte i udhëhequr nga shqiptarët. Dhe vetëm katër muaj më vonë, në portin e Durrësit të Shqipërisë, 137 kilogramë kokainë u zbuluan nëpër kontejnerët e sjellë sërish nga Ekuadori.

Në shtator 2020, EUROPOL njoftoi çmontimin e “Kompania Bello”, një sindikatë transnacionale e shqipfolësve, udhëheqësi i së cilës ishte i vendosur në Ekuador. EUROPOL e shpalli atë si një nga organizatat më aktive të trafikut të kokainës në Evropë dhe si hetimin më të madhin ndonjëherë për një grup shqiptar të drogës.

Në vitet e fundit, ndërsa fuqia dhe ndikimi i saj në Ekuador u rrit, mafia shqiptare la një gjurmë gjaku rreth qytetit port aktiv të Guayaquilit. Në maj të vitit 2017, Ilir Hidri, një prej shqiptarëve të arrestuar me të arratisurin e INTERPOL-it Dritan Rexhepi, u qëllua në shpinë nga dy vrasës në një motor. Në nëntor 2017, Remzi Azemi – një shqiptar i Kosovës, nipi i Hidrit u plagos me katër plumba, teksa ecte. 

Azemi u akuzua më vonë në vrasjen e marsit 2018 të Fadil Kacaniç, një i dënuar trafikant droge shqiptaro-malazez, i cili thuhet të ketë qenë një i afërm i tij. Kaçanic dhe gruaja e tij kkuadoriane u shoqëruan nga shtëpia e tyre nga oficerë të rremë të policisë duke pretenduar se kishin një urdhër-arresti për ta, por u gjetën të ekzekutuar në periferi të Guayaquil.

Sa i përket Tresës, vrasja e tij ndodh brenda një konteksti që vetë viktima e kishte parashikuar. Sidoqoftë, banda shqiptare do të gjejnë lehtësisht një tjetër për ta zëvendësuar atë në Ekuador.

SI U VRA ADRIATIK TRESA

Vrasja e Adriatik Tresës ndodhi më 21 nëntor në vilën ku shqiptari jetonte me familjen e re në Ekuador, në qytetin e Guyakilit. Tresa, 45 vjeç, nga Tirana u ekzekutua në mënyrë makabre në shtëpinë e tij, nga një grup prej 7 personash që hynë në banesë duke gënjyer rojet se ishin policë. Ekzekutorët ishin të veshur me jelekë me mbishkrimin “Policia” dhe mbanin edhe fenelinat ndezur mbi makinë. Një javë para vrasjes, Tresa mundi t’i shpëtojë një pengmarrjeje, që ka bërë hetuesit të bindur se shkaku i vrasjes kanë qenë pazaret e prishura të drogës. 

Marrë dhe përkthyer nga Insight crime

Një Koment në “Marrëveshja me ‘Ndraghetta-n’ solli “boom-in”! ARTIKULLI për të shkuarën kriminale të Adriatik Tresës, si e vrau gazetarin që ‘i ra në gjurmë’, jetoi si boss droge por la eshtrat në Ekuador

  1. Pershendetje nga I dini ju te gjitha keto gjera per Adriatik Tresa. Mos shpifni llafe kot , lereni te pritet ne paqe. Ai ka dhe familje dhe me keto gjera qe ju nxirni ju .I beni shume dem.prandaj shkoni investigoni kush e vrau Jo te nxirni llafe kot

Shto Koment