Bota

Përfaqësuesi i Ambasadës Amerikane hedh poshtë deklaratën e Lajçak: Marrëveshja e Uashingtonit është bërë me mirëbesim, shpresojmë që palët do ta zbatojnë

Duke iu përgjigjur pyetjes se çfarë mund të pritet nga administrata e re amerikane kur bëhet fjalë për marrëveshjen e Washingtonit dhe nëse kjo marrëveshje ose disa nga dispozitat e saj mund të vihen në dyshim, ai theksoi se administrata e re amerikane mund të vendosë përparësi të reja për politikën e saj, por që mbron rritjen ekonomike dhe bashkëpunimin rajonal.
Featured image of article: Përfaqësuesi i Ambasadës Amerikane hedh poshtë deklaratën e Lajçak: Marrëveshja e Uashingtonit është bërë me mirëbesim, shpresojmë që palët do ta zbatojnë Foto ilustruese

SHBA-Një zëdhënës i Ambasadës së SHBA-së në Beograd, emri i të cilët nuk bëhet me dije ka reaguar në lidhje me deklaratën e të dërguarit të posaçëm të dialogut Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, i cili e ka quajtur marrëveshjen e Uashigtonit jo të detyrueshme për t’u zbatuar.

Duke iu përgjigjur pyetjes se çfarë mund të pritet nga administrata e re amerikane kur bëhet fjalë për marrëveshjen e Washingtonit dhe nëse kjo marrëveshje ose disa nga dispozitat e saj mund të vihen në dyshim, ai theksoi se administrata e re amerikane mund të vendosë përparësi të reja për politikën e saj, por që mbron rritjen ekonomike dhe bashkëpunimin rajonal. Gjithashtu, sipas tij e njëjta gjë gjë vlen për mbështetjen amerikane për dialogun e udhëhequr nga BE-ja, i cili synon normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Përfaqësuesit e lartë të autoriteteve të Serbisë dhe Kosovës kanë nënshkruar marrëveshjen e Washingtonit me mirëbesim dhe ne shpresojmë që ata janë akoma të gatshëm të bashkëpunojnë në zbatimin e asaj për të cilën janë zotuar. Qëllimi është të forcohet stabiliteti rajonal përmes rritjes ekonomike, investimeve dhe prosperitetit të të gjithë rajonit, e cila ka qenë politika e pandryshuar e Shteteve të Bashkuara për një kohë të gjatë dhe do të mbetet përparësia jonë”, theksoi ai.

Të gjitha përpjekjet, shtoi ai, në drejtim të bashkëpunimit për çështje me interes të përbashkët, ose nga autoritetet e Prishtinës dhe Beogradit, ose nga qarqet e biznesit ose qytetarëve të këtyre dy vendeve, e kanë mbështetjen e SHBA-së.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Modernizimi i infrastrukturës së transportit, marrëdhënie më të mira tregtare dhe mundësia që qytetarët të punësohen në bazë të diplomave të fituara dhe kualifikimeve profesionale në vendin në të cilin ata do të kenë një rëndësi thelbësore për zhvillimin ekonomik të këtij rajoni”, theksoi ai.

Gjithashtu, sipas tij për t’i arritur këto qëllime, zëdhënësi i Ambasadës amerikane në Beograd theksoi se është i nevojshëm komunikimi dhe bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve dhe popullit të të dy vendeve.

Ditët e fundit,  është diskutuar rreth një mosmarrëveshjet në zbatimit e marrëveshjes së Washingtonit nga Prishtina dhe Brukseli. Në lidhje me këtë  përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit, Miroslav Lajçak, deklaroi se kjo marrëveshje është një deklaratë politike që nuk është ligjërisht e detyrueshme.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment