Aktualitet

Përfaqësues të opozitës nisen tek Drejtoria e Policisë, kërkojnë lirimin e Klevis Balliu

Balliu ishte së bashku me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe të dy qëndruan në zonën e Unazës së Re në mbështetje të banorëve të cilët protestojnë prej një viti.
Featured image of article: Përfaqësues të opozitës nisen tek Drejtoria e Policisë, kërkojnë lirimin e Klevis Balliu Foto Ilustruese

TIRANË– Ish-deputetë dhe përfaqësues të Opozitës janë nisur drejt Drejtorisë së Policisë pasi kërkojnë lirimin e ish-deputetit Klevis Balliu. Balliu u shoqërua mbrëmjen e sotme bashkë me katër protestues, në përfundim të protetës që po zhvillohej tek Unaza e Re.

Balliu ishte së bashku me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe të dy qëndruan në zonën e Unazës së Re në mbështetje të banorëve të cilët protestojnë prej një viti.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Basha theksoi se kryeministri Edi Rama po bën një padrejtësi ndaj banorëve pasi po protestojnë për të drejtën e pronës dhe përfundojnë të burgosur.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment