
Krerët e Francës dhe Gjermanisë kanë dënuar me forcë vendimin e Rusisë për të dëbuar 3 diplomatë të BE-së nga vendi. Infobae shkruan se presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel e kanë quajtur vendimin e Rusisë si të pa justifikueshëm.
“Lidhur me çështjen Navalny, siç e kam thënë tashmë, unë dënoj në termat më të fortë të mundshëm atë që ka ndodhur , që nga helmimi te dënimi, dhe tani dëbimi i diplomatëve gjermanë, polakë dhe suedezë. “tha ai në një konferencë shtypi.
Nga ana tjetër , Merkel e përshkroi vendimin e qeverisë ruse si “të pajustifikuar” dhe argumentoi se ky veprim e “distancon” Moskën nga parimet e shtetit të së drejtës .
Edhe Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas e ka dënuar veprimin e Rusisë.
“Vendimi i Rusisë për të dëbuar disa diplomatë nga Bashkimi Evropian, përfshirë një zyrtar nga ambasada gjermane, nuk ka justifikim dhe i turbulloi marrëdhëniet e Rusisë me Evropën ,” tha Maas.
Dëbimi i diplomatëve francez, gjerman dhe suedez nga ana e Rusisë ka ardhur për shkak se ata kanë marrë pjesë në protestat për lirimin e kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny.
(I.A/dosja.al)