Aktualitet

Përdorte të njëjtën METODË! Arrestohet ‘skifteri’ shqiptar në Itali, gabimi që bëri brenda parukierisë e çoi drejt prangave (EMRI)

Hetimet për shqiptarin, Gëzim Stafa kishin nisur që prej verës së vitit 2020, kur në zonë kishin nisur të ndodhnin disa grabitje të ngjashme, që konsistonin në thyerjen e dritareve apo dyerve të qelqit. 
Featured image of article: Përdorte të njëjtën METODË! Arrestohet ‘skifteri’ shqiptar në Itali, gabimi që bëri brenda parukierisë e çoi drejt prangave (EMRI) Foto ilustruese

MESTRE– Policia italiane ka prangosur një 22-vjeçar shqiptar, i cili dyshohet si autori i një sërë grabitjeve të disa shtëpive dhe bizneseve.

Hetimet për shqiptarin, Gëzim Stafa kishin nisur që prej verës së vitit 2020, kur në zonë kishin nisur të ndodhnin disa grabitje të ngjashme, që konsistonin në thyerjen e dritareve apo dyerve të qelqit. 

Pas punës kërkimore, më mars 2021, Policia italiane arriti që të identifikonte shqiptarin, i cili kishte lënë gjurmë ADN-je në një parukieri, ku kishte hyrë duke thyer derën. Gjurmët e gishtave u dërguan në laburator, të cilat u përputhën plotësisht me ato të shqiptarit. Ndaj tani ai do të gjykohet për vjedhje.

Marrë nga Ilgazzettino

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(k.m/dosja.al)

 

 

Shto Koment