Aktualitet

Përdorte para false, arrestohet 30-vjeçari në Vlorë, shuma e parave që iu kap

30-vjeçari me iniciale G. M është arrestuar pasi përdorte para false. Nga policia i janë sekuestruar 750 euro, të dyshuara si të falsifikuara.
Featured image of article: Përdorte para false, arrestohet 30-vjeçari në Vlorë, shuma e parave që iu kap Foto ilustruese

Vlorë- Në prangat e policisë së Vlorës ka rënë një 30-vjeçar pasi është kapur me para false. Sipas policisë është arrestuar 30-vjeçari me iniciale  G. M dhe i janë sekuestruar 750 euro.

Njoftimi i policisë:

Policia ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Vjeshta”

Gotitet një rast i përdorimit të kartëmonedhave false.

Vihet në pranga një 30-vjeçar, i dyshuar si poseduesi i tyre.

Sektori i Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Sektorin e Narkotikëve dhe forcave të tjera operacionale pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për përdorimim të kartëmonedhave false në një aktivitet privat pranë lagjes “29 Nëntori”, Vlorë, menjëherë organizoi punën në grup për kontrollin e subjektit dhe kapjen e autorit.

Nga kontrolli i ushtruar në këtë aktivitet, i ndodhur në rrugën “Hajredin Haxhiraj”, shërbimet e policisë kanë gjetur të fshehura 750 euro, të dyshuara si të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve procedurale dhe hetimore, Policia ka arrestuar në flagrancë 30-vjeçarin G. M.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtij shtetasi, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”

J.V/Dosja.al 

Shto Koment