Aktualitet

“Përdorin drogë dhe armë zjarri”/ Artikulli i BBC: Bandat shqiptare kanë rritur kultivimin e kanabisit, janë të rrezikshme

Një prej efektivëve të policisë së South Yorkshire ka bërë me dije se rrezikshmëria e bandave shqiptare është e madhe, për shkak të përdorimit të drogërave dhe armëve të zjarrit.
Featured image of article: “Përdorin drogë dhe armë zjarri”/ Artikulli i BBC: Bandat shqiptare kanë rritur kultivimin e kanabisit, janë të rrezikshme Foto ilustruese

BRITANI E MADHE- Policia britanike ka publikuar sot një raport lidhur me ngjarjet kriminale në vend, në të cilin bëhet me dije se bandat shqiptare janë ato më aktivet në Sheffield. Sipas një artikulli të BBC-së, policia ka sekuestruar miliona Paund dhe dhjetëra automjete, të gjitha pronë e bandave shqiptare që operonin në vend.

Një prej efektivëve të policisë së South Yorkshire ka bërë me dije se rrezikshmëria e bandave shqiptare është e madhe, për shkak të përdorimit të drogërave dhe armëve të zjarrit. Nga ana tjetër bandat shqiptare në Britani njihen dhe për kultivimin e kanabisit nëpër banesa që i kanë shndërruar në laboratorë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në një javë, janë zbuluar 3,239 bimë kanabis, të cilat nëse do të përfundonin në treg do të kapnin shifrën prej 2.9 milion £. Gjithashtu janë arrestuar dhe 98 persona dhe janë sekuestruar 63,000 paund dhe mbi 120 automjete.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment