Aktualitet

Përdorimi i autobusit në kohë pandemie, Tomini: Mund të evitohet. Eliminoni oraret e pikut

Eugena Tomini u shpreh se një grupmoshë e popullsisë mund ta evitojë përdorimin e transportit publik.
Featured image of article: Përdorimi i autobusit në kohë pandemie, Tomini: Mund të evitohet. Eliminoni oraret e pikut Eugena Tomini

TIRANË– Shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në Institutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomini ne një intervistë për ‘ABCnews’, u shpreh se një grupmoshë e popullsisë mund ta evitojë përdorimin e transportit publik.

Përdorimi i transportit publik mund të evitohet. Hiq ata që shkojnë në punë, lëvizin grupmosha të thyera që s’kanë pse lëvizin gjatë pikut. Eliminohen oraret e pikut. Vajtja në bare e restorante është zgjedhje personale. Në vende risku, unë nuk zgjedh të jap jetën. Të frekuentosh barin, për arsye dëshirë, do ishte e udhës të evitohen.”

Ndërsa, sa i përket radhës në institucione shëndetësore, sidomos në ato që ofrojnë mënyra diagnostikimi të Covid-19 si skaneri Tomini u shpreh se jo të gjithë personat e kanë të domosdoshme t’i bëjnë këto konsulta.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E theksoj,do kemi edhe përplasje, mbingarkese, ta minimozomë duke mbajtur distancën. I bëhet strukturës një lloj tirazhi në kohë pandemie, një vetërregullim i strukturës duhet të ndodhë.”

Sa i përket recetave që po qarkullojnë ne mesazhe Whatsapp-i, Eugena Tomini u bëri thirrje qytetarëve që të ndjekin vetëm sistemin e referimit, të konsultohen me mjekun e familjes dhe të mos marrin një apo më shumë antibiotikë apo edhe të kombinuar me antiviralë, me iniciativën e tyre personale.

(A.B)/Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment