Politike

“Përdorën romët mish për top”, Baçi i përgjigjet Ramës: S’kam sajuar gjë, pyet dhe kryetarin që e keni zgjedhur vetë

Baçi shkruan se ai nuk ka sajuar asgjë dhe video është dërguar nga një banor që ai nuk e njeh fare.
Featured image of article: “Përdorën romët mish për top”, Baçi i përgjigjet Ramës: S’kam sajuar gjë, pyet dhe kryetarin që e keni zgjedhur vetë Luan Baçi, ish-deputet i PD

FIER- Kreu i PD në Fier, njëkohësisht dhe ish-depute ti PD, Luan Baçi, i është përgjigjur Edi Ramës, pasi ky i fundit e akuzoi se kishte organizuar grumbullimin e romëve për të marrë ndihmat. Në një postim në mediat sociale, Baçi shkruan se ai nuk ka sajuar asgjë dhe video është dërguar nga një banor që ai nuk e njeh fare.

“Ne pergjigje te KM, per reagimin e tij, mbi prononcimin tim dhe videon e publikuar, para disa momenteve, ne TV NEËS 24, per skandalin e perseritur ne bashkine Fier, ne shume zona. I turpshem, çnjerezor, eshte reagimi juaj z. KM, pasi nuk jeni ne gjendje, te kontrolloni situaten dhe mundoheni te mohoni dhe politizoni çdo gje. Video eshte orgjinale e derguar nga banore qe une nuk i njoh, dhe per kete keni edhe nje prononcim te kryetarit te fshatit rom, ku e verteton katerciperisht kete gje, kryetar qe vete e keni zgjedhur.

Une nuk mund te sajoj, dhe as te organizoj, ngjarje te tilla, me qindra qytetare qe te, ankohen dhe reagojne masivisht, jo vetem njehere, kujtojme ketu edhe skandalin me te njejta permasa te Nj V Levan Fier, para dy ditesh, per padrejtesite qe i shikojne me syte e tyre dhe i ndjejne ne shpinen e tyre. Ky reagim i juaji nuk eshte reagim prej KM”, shkran Baçi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më herët Rama akuzoi se ish-deputeti kishte përdorur romët sot për të krijuar një grumbullim masiv në vendin ku ndaheshin ndihmat. Sot Baçi me anë të një video denoncoi situatën e rëndë në Fier, ku qindra qytetarë kërkonin ndihmat nga bashkia.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment