Bota

Kokaina iu shpëton jetën në det të hapur, arrestohen 3 kolumbianët

Varka e tyre ishte mbytur, dhe ata kishin ngelur në mes të detit të hapur, duke pasur si ndihmë vetëm thasët e mëdhenj me kokainë.
Featured image of article: Kokaina iu shpëton jetën në det të hapur, arrestohen 3 kolumbianët

Kolumbi– 3 trafikantë janë arrestuar ditën e sotme, në brigjet e Kolumbisë.

Trafikantët u gjetën nga një anije marine, e cila vuri re disa meshkuj që qëndronin pezull mbi ujë, sipër disa pakove të mëdha në ngjyrë të zezë.

Burrat u gjetën në gjendje të dëshpëruar, pasi kishin me tëpër se 3 orë që gjendeshin mes ujit.

Varka e tyre ishte mbytur, dhe ata kishin ngelur në det të hapur, duke pasur si ndihmë vetëm thasët e mëdhenj me kokainë.

Pasi u shpëtuan nga marinsat, 3 trafikantët u dërguan për në spital ku morën dhe ndihmën e parë të shpejtë.

Nëse ata nuk do kishin pasur thasët më kokainë për t’u mbajtur, mbase nuk do ja kishin dalë dot mbanë.

Policia e Kolumbisë deklaroi se 3 trafikantët kishin pasur rreth 1,5 ton kokainë me vete, ata u arrestuan dhe janë akoma nën hetimin e policisë.

Burimi: Daily Mail

E.C/Dosja.al

Shto Koment