Bota

Përdhunuan adoleshentet gjatë pushimeve, arrestohen 4 burrat në Itali

Sipas asaj që kanë rasportuar mediat, sulmi dodhi të hënën në mbrëmje pas një feste shtëpie në qytetin e vogël bregdetar të Marconia di Pisticci. 
Featured image of article: Përdhunuan adoleshentet gjatë pushimeve, arrestohen 4 burrat në Itali Policia Italiane

ITALI– Policia italiane ka arrestuar 4 persona në  Matera, pasi dyshiohen se kanë përdhunuar dy vajzat britanike që kishin shkuar për pushime në zonën e tyre. Sipas asaj që kanë rasportuar mediat, sulmi dodhi të hënën në mbrëmje pas një feste shtëpie në qytetin e vogël bregdetar të Marconia di Pisticci.

“Dy viktimat thuhet se u afruan nga dy të rinj që duket se kishin përfituar nga gjendja e tyre fizike, ndoshta për shkak të alkoolit.Dy të tjerë mbërritën më vonë dhe përdhunimet ndodhën në një fushë pranë vilës.”  tha Pietro Argentino, prokuror publik në qytetin afër Matera.

Mediat kanë raportuar se përpara se vajzat të përdhunoheshin më parë ishin goditur nga po të njëjtët persona që e kishin përdhunuar.  Vajzat, që thuhet të jenë adoleshente, u goditën para se të përdhunoheshin nga më shumë se një person, sipas raporteve të mediave lokale.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vajzat në moshën 15 vjeçare ishin kthyer vetë në vendin e akomodimit dhe më pas u dërguan në spitalin e Matera, rreth 40 milje larg. Ato u trajtuan për tronditjen dhe kishin shenja në trup, por sipas raportimeve kanë dalë tashmë nga spitali.

Burimi: thelocal.it

(A.k.dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment