Bota

Përdhunoi disa femra/ Me kusht heqjen e denoncimit, regjisori u jep 19 milionë euro grave me të cilat ka abuzuar seksualisht

Fondi prej 19 milionë dollarësh nuk do të ndahet vetëm për gratë dhe vajzat që pësuan abuzime seksuale, por edhe për ish-nëpunësit e kompanisë së Weinstein që kanë përjetuar “një ambient jo miqësor në punë dhe që janë diskriminuar”.
Featured image of article: Përdhunoi disa femra/ Me kusht heqjen e denoncimit, regjisori u jep 19 milionë euro grave me të cilat ka abuzuar seksualisht Disa nga vajzat e perdhunuar
Përditësuar:

NEW YORK– Ish-regjisori i njohur holliwoodian, Harvey Weinsterin do t’u jap të gjitha femrave që ka ngacmuar seksualisht një dëmshpërblim prej 7,500 deri në 750, 000 dollarë. Këtë e ka bërë me dije prokurori i Përgjithshëm i Shtetit të New York-ut i cili ka thënë se kjo është arritur nëpërmjet një marrëveshje për të mbyllur denoncimin.

Fondi prej 19 milionë dollarësh nuk do të ndahet vetëm për gratë dhe vajzat që pësuan abuzime seksuale, por edhe për ish-nënpunësit e kompanisë së Weinstein që kanë përjetuar “një ambient jo miqësor në punë dhe që janë diskriminuar”.

Marrëveshja e arritur tashmë duhet të marrë dhe miratimin e dy gjykatave, pas shpalljes së falimentit nga ana e kompanisë së Weinstein.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ish-prodhuesi i Hollivudit u dënua në fillim të këtij viti për përdhunim dhe sulm seksual ndaj dy grave. Akuzat nga dhjetëra gra në vitin 2017 shkatërruan karrierën e tij.

Burimi:.nytimes.

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment