Showbiz

Përdhunoi dhe vrau barbarisht komedianen 22-vjeçare, dënohet me burgim të përjetshëm autori

Jaymes Todd, është i dyshuari që u arrestua dhe është dënuar me burgim të përjetshëm për përdhunimin dhe vrasjen barbare të komedianes australiane, Eurydice Dixon.
Featured image of article: Përdhunoi dhe vrau barbarisht komedianen 22-vjeçare, dënohet me burgim të përjetshëm autori Eurydice Dixon

AUSTRALI- Eurydice Dixon, komedianja 22-vjeçare, u përdhunua dhe u vra barbarisht nga një burrë i cili tashmë është burgosur për veprat e penalen që ka kryer.

Autori i vrasjes së Dixon, është identifikuar si Jaymes Todd, i cili e përdhunoi dhe më pas e vrau aktoren në një nga parqet e Melbourne, në Australi një vit më parë, është dënuar me burgim të përjetshëm.

Në momentin kur aktorja 22-vjeçare ka qenë duke u kthyer për në shtëpi nga një koncert është përballur me ngjarjen makabre që i mori jetën.

Gjyqtarët që morën përsipër këtë çështje e kanë qujatur si krimin më djallëzor të parë ndonjëherë, prandaj dhe për agresorin ato morën vendimin për burgim të përjetshëm.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një nga gjykatësit ka deklaruar se ky lloj krimi nuk e lejon Todd-in të përfitojë ndonjë lehtësim në dënim, pasi nëse lirohet ai do të jetë sërish i rrezikshëm për komunitetin ku jeton.

Burimi:  BBC 

A.C/Dosja.al

Shto Koment