
TIRANË– Ditën e sotme ka nisur gjyqi ndaj Abaz Dokut, 65 vjeçarit që përdhunoi 15 vjeçaren në Babrru muaj më parë.
Procesi gjyqësor ka nisur gjithashtu edhe për Klajdi Pocin dhe dy të miturit, të përfshirë në ngjarjen e rëndë. Këta të fundit e kërcënonin të miturën se do ti publikonin videot intime.
Sot u vendos gjykimi i shkurtuar për 4 të pandehurit, që do të thotë se sido që të gjykohet i moshuari ai do të dënohet me disa vite më pak.
Në seancën e rradhës pritet që të jepet pretenca e prokurorisë për ngjarjen e rëndë.
Si ndodhi ngjarja?
Roja i shkollës, Abaz Doku, 65-vjeç, përdhunoi në një shtëpi, në zonën e Babrrusë, 15-vjeçaren. Ai e filmoi gjithë skenën dhe me anë të pamjeve e kërcënonte vajzën që nëse nuk kryente sërish marrëdhënie me të, do t’i publikonte ato. Pas publikimit të rastit 64-vjeçari u arrestua nga Policia dhe ndodhet në qeli. Për këtë ngjarje të rëndë, mësuesit dhe drejtori i shkollës “mblodhën supet”, pasi deklaruan se nuk kishin vënë re asgjë të dyshimtë. Madje më e rëndë u bë situata, sepse Abaz Doku pas shkarkimit nga shkolla “Azem Hajdari”, filloi punë si roje nate i gjimanzit “Gramoz Palushi”. Drejtor i këtij gjimnazi është Abaz Hoxha.
(A.B)/Dosja.al