Politike

Përdhunimi në Kavajë, Vokshi-Ramës: Çfarë helmi ke brenda trupit? Po bën politikë me një viktimë

Albana Vokshi, deputetja e PD-së është shprehur ndaj Ramës se po bën politikë me një viktimë përdhunimi.
Featured image of article: Përdhunimi në Kavajë, Vokshi-Ramës: Çfarë helmi ke brenda trupit? Po bën politikë me një viktimë

Deputetja e PD-së Albana Vokshi ka reaguar sërish ndaj kryeminsitrit Edi Rama në lidhje me ngjarjen e Kavajës.

Ajo është shprehur se Rama ‘po bën politikë me një viktimë përdhunimi, e më pas përçudnon ata që e denoncojnë për të fshehur gjurmët e krimeve të tjera të tij’.

“Refuzoj të quaj kryeministër atë që bën politikë me një viktimë përdhunimi, e më pas përçudnon ata që e denoncojnë për të fshehur gjurmët e krimeve të tjera të tij. Le ta mbajë turpin e tij në facebook, le ta postojë edhe në faqen e Kryeministrisë. Por le të bëjë nesër edhe një analizë #CheckUp-i që të kuptojmë çfarë helmi mban brenda trupit të tij.”, thotë deputetja.

Mbrëmjen e djeshme deputetja i vuri ultimatum Ramës  që të shkarkojë Spiropalin dhe të fshijë videon e vizitës së deputetes së PS-së në familjen e të miturës. (Lexo edhe këtë)

J.V/Dosja.al

Shto Koment