AktualitetPolitike

Përdhunimi në Kavajë, Rama zbulon identitetin e prindërve: Mediat të ruajnë privatësinë e vajzës (VD)

  • Spiropali tregon porosinë e Ramës për vajzën e mitur: Duam të investojmë në shkollimin e saj
  • Në familje ka shkuar deputetja dhe ministrja Elisa Spiropali. Kryeministri shkruan se media dhe politika duhet të ruajnë privatësinë e vajzës, ndërkohë që në video shihen qartë babai, xhaxhai dhe familjarët e të miturës.
    Featured image of article: Përdhunimi në Kavajë, Rama zbulon identitetin e prindërve: Mediat të ruajnë privatësinë e vajzës (VD) Elisa Spiropali dhe familja e vajzës së përdhunuar në Kavajë
    Përditësuar:

    KAVAJE- Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për çështjen e përdhunimit të të miturës në Kavajë.

    Rama ka identifikuar në videon e publikuar në Facebook të gjithë familjarët e vajzës së mitur në Kavajë. Në familje ka shkuar deputetja dhe ministrja Elisa Spiropali.

    Kryeministri shkruan se media dhe politika duhet të ruajnë privatësinë e vajzës, ndërkohë që në video shihen qartë babai, xhaxhai dhe familjarët e të miturës.

    “Ministrja dhe deputetja Elisa Spiropali, viziton familjarët e vajzës së mitur në Kavajë. Ata ndjehen të pambrojtur nga agresioni publik i politikës e medias dhe luten për respektimin e privatësisë së vajzës.”-shkruan Rama krahas postimit, ndërkohë që ngelet e paqartë se cila është privatësia që duhet të ruajë media kur vetë politika identifikon viktimën e përdhunimit.

    Spiropali: Unë erdha sepse ti i pari erdhe në zyrën time, edhe unë të falënderoj nga zemra që pate guximin që u tregove aq fisnik dhe tregove situatën dhe si e përballove familjarisht.

    Babai i vajzës së dhunuar seksualisht: Kjo që më ndodhi mua uroj që mos t’i ndodhi asnjërit. Të jetë një mësim jashtë zakonisht i veçantë për të gjithë prindërit e republikës së Shqipërisë.

    Falënderim shumë të veçantë, jam shumë mirënjohës Agjencisë Shtetërore të Mbrojtjes së Fëmijëve, sepse më kanë mbështetur në takimet me psikologët. Po kështu një ndihme të madhe ka dhënë dhe ministrja e Shëndetësisë. Si vajza ime dhe si shumë të tjerë, i uroj mbarësi në jetë se kam një vajzë shumë inteligjente, me nota shumë të mira, kam një vajze që ka një kurajo që nuk mund ta përshkruaj unë si prind.

    Spiropali: Kjo që the është shumë prekëse, një baba që i qëndron vajzës së tij deri në fund dhe është një mesazh për të gjithë prindërit. Është dhe për ato mesazhet që jepen shpesh nëpër ekrane që në vend që të jenë edukuese janë rrënuese. Edhe me shpirt që këtu në këtë shtëpi me këtë fisnikëri jeni një shembull për të gjithë.

    (f.g/dosja.al)

    Shto Koment