Aktualitet

Përdhunimi në Kavajë/ Gjykata e Apelit lë në burg të miturit e përfshirë në skandalin seksual

Gjykata e Apelit ka lënë në burg të miturit e përfshirë në skandalin seksual në Kavajë, ku një 13-vjeçare u dhunua seksualisht nga disa bashkë moshatarë.
Featured image of article: Përdhunimi në Kavajë/ Gjykata e Apelit lë në burg të miturit e përfshirë në skandalin seksual Foto ilustruese

Gjykata e Apelit ka lënë në burg të miturit e përfshirë në skandalin seksual të ndodhur në qytetin e Kavajës. (Lexo këtu)

Ngjarja e rëndë që tronditi të gjithë opinion publik nisi si një histori dashurie, ku i dashuri i të miturës së abuzuar, i kërkoi asaj se si dhuratë për ditëlindje të kryenin marrëdhënie së bashku.

Por 14-vjeçari nuk e kishte menduar se tashmë kishte hyrë në moshën që përkon me mbajtjen e përgjegjësisë penale për të miturit. Ai nuk u ndal me kaq, pasi e detyroi të dashurën e tij, duke e kërcënuar me një video që pretendonte se e kishte filmuar shoku duke kryer marrëdhënie së bashku. Kështu me anë të kësaj videoje të pretenduar e mitura kaloi dorë më dorë në 7 persona, për shkak të firkës së turpërimit të vetes dhe familjes nëse do të publikohej videoja.

Por kjo nuk u ndal me kaq, njëri nga të miturit e kishte kërcënuar se të afërmit e tij kishin armë dhe kështu do t’i vrasë t’i vrasë dy motrat, nënën dhe babain nëse nuk do të kryente sërish marrëdhënie me të dhe të tjerët.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ky ishte momenti ku e mitura ka menduar vetëvrasjen. Pas kësaj, djemtë kishin bërë plane që të fitonin para’ duke e prostituuar shoqen e shkollës te djem të tjerë kundrejt pagesës dhe me paratë e fituara 14-vjeçari do të blinte pajisje lojërash në internet.

Ngjarja u bë publike nga ish-kryeministri Sali Berisha, gjë që vuri në lëvizje të gjitha institucioinet kompetente.

(B.B/ Dosja.al)

Shto Koment