Politike

Përdhunimi i të miturës, fjalimi i Kusarit bën xhiron e rrjetit: Të shkarkohet zinxhiri komandues i Drenasit

Fjalimi i Mimoza Kusarit lidhur me rastin e përdhunimit të të miturës në Drenas ka bërë xhiron e rrjetit.

Deputetja e AKR-së, Mimoza Kusari-Lila në seancën e Kuvendit të Kosovës ka mbajtur një fjalim lidhur me rastin e  abuzimit të vajzës nga Drenasi.

Fjalimi i saj ku ajo i ka bërë thirrje ministrit të Brendshëm, Ekrem Mustafës që të shkarkojë të gjithë punonjësit e stacionit policor të Drenasit ka bërë xhiron e  rrjetit.

Sipas saj, marrë shkasë edhe nga mentaliteti, nuk ka asnjë shans që kolegët e tij të mos dinë asgjë lidhur me rastin dhe se ata kanë heshtur në një moment që kanë pasur dijeni të plotë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 “Jemi këtu për një temë shumë serioze. Mendoj sot të gjithë para se të vijmë në seancë na është dashur që të pyesim veten: A kemi seriozisht në trajtimin e kësaj teme, a dëshirojmë me të vërtetë që të merren masa që parandalojnë trafikimin e vajzave. Apo thjesht do të bëjmë një tjetër ‘tick’ në kutinë e diskutimeve? Nëse jemi këtu për ta marrë seriozisht atëherë e kemi një rast ideal për t’u trajtuar e gjithë problematika e shtetit të Kosovës.  Kolegë deputetë që ky rast nuk ka qënë i izoluar nga kolegët e tij. E dimë që ato foto i ka ndarë me kolegët e tij. Kolegët e kanë ditur dhe nuk e kanë denoncuar. Ky rast të mos trajtohet në Drenas, prej kolegeve që e kanë ditë për abuzimin me të miturën , e se kanë denoncuar. Ky  rast nuk duhet të mbetet në Prokurorinë e Drenasit. I them ministrit të Brendshëm se duhet me e shkarku komplet zinxhirin komandues, të Stacionit të Drenasit. Sepse flasim për një krim të kësaj natyre. Hetimi të largohet nga Drenasi”,- tha ndër të tjera Kusari.

Rasti i 16-vjeçares, e cila prej vitesh abuzohej nga profesori dhe më pas nga polici ku edhe shkoi ta denonconte, shfaqi indinjata në Kosovë, ku qytetarë të thjeshtë dhe figura publike protestuan në disa qytete të Kosovës. (Lexo këtu)

Shto Koment