Aktualitet

Përdhunimi i minorenes, Spiropali-PD-së: Mos i përdorni këto raste për interesat tuaja

Për përdhunimin e minorenes Elisa Spiropali ka reaguar ndaj PD-së ku është shprehur që mos i përdorin këto raste për interesat e tyre.
Featured image of article: Përdhunimi i minorenes, Spiropali-PD-së: Mos i përdorni këto raste për interesat tuaja
Përditësuar:

Në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në Kavajë, ku një minorene u përdhunua nga shokët e saj ka folur edhe Elisa Spiropali, ministrja e  Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin. 

Spiropali është shprehur se ishte tronditur nga deklarata e PD-së pasi sipas saj kjo e fundit nuk nguron të përdorë raste të tilla për të bërë politikë. 

Spiropali theksoi se institucionet kanë reaguar menjëherë pas marrjes së denoncimit, dhe ishte e bindur se edhe prokuroria do të kryejë hetimet e nevojshme. 

‘’Është një rast tmerrësisht, i rëndë dhe duhet të hetohen dhe të vihen para ligjit të gjithë përgjegjësit. Nuk iu besoja syve kur lexova deklaratën e PD-së, që nuk nguron të përdorë raste të tilla për të bërë politikë. Institucionet kanë reaguar menjëherë pas marrjes së denoncimit, dhe unë jam e bindur se edhe prokuroria do të kryejë hetimet e nevojshme. 

Raste të tilla fatkeqësisht ndodhin dhe në vende të zhvilluara, bëhen edhe filma për raste të tilla të tmerrshme, po në asnjë nga këto vende forcat politike nuk dalin që të përdorin këto raste për interesat e tyre personale dhe të momentit”, tha Spiropali. (Lexo edhe këtë)

J.V/Dosja.al

Shto Koment